Të menduarit kritik është pika e nisjes së krijimtarisë shkencore por edhe e zhvillimit shoqëror

Dervish Alimi

Në shoqerinë tonë, fjala kritikë ka marrë një konotacion pezhorativ, për vetë faktin që të kritikosh nënkupton të qortosh, t’ia zësh për të madhe, t’a nënçmosh dikënd për veshjen, sjelljen apo një dukuri të pahijshme shoqërore. Kritikët në politikë shihen si të tillë që përherë shprehin pakënaqësi, edhe atëherë kur gjërat shkojnë mirë, sikur po e kërkojnë gjilpërën në kashtë, të bardhën e bëjnë të zezë, të cilët ndryshe quhen nihilista, ose ka të tillë që nuk besojnë në mundësinë e ndryshimit dhe përmirësimit të situatës, dhe që quhen skeptikë ose pesimiste, dhe të tjerë që mendojnë që gjërat shkojnë në drejtim të keqësimit dhe regresit, dhe që i quajnë defetistë, por edhe të tjerë që zhvillimin e shohin te stihicizmi dhe kaosi, dhe i quajnë anarkistë. Ngjyrimi pozitiv i kriticistëve, i atyre që besojnë në mundësinë e përmirësimit dhe progresit pa asnjë ekuivoke, i përshtatet termit ‘optimist i pandreqshëm’, por ka të tillë që mundësinë e progresit dhe zhvillimit shoqëror e shohin në përputhje me realitetin ngadonjëherë edhe të hidhur shoqëror, por që në parim besojnë në ligjet e zhvillimit të natyrshëm të shoqërisë, që veten e quajnë ‘optimiste realistë’. Nga këndvështrimi shkencor, ligji kryesor i zhvillimit shkencor është parimi i kriticizmit shkencor, i mos pranimit të autoritetit individual të autorit të tekstit shkencor, por i pranimit me rezervë të thënieve, deri në bindjen personale në vertetësinë e fakteve nëpërmjet të verfikimit të formulave, tezave dhe rregullave të parashtruara. Autoritetet e mendjeve më të ndritura të njerëzimit kanë qenë për një kohë të pakontestuara deri në stadiumin e kundërshtimit të plotë apo mbindërtimit dhe perfekcionimit të zbulimit dhe shpikjes së tyre dhe pikërisht kjo ka qenë baza e shendosh e zhvillimit të teknologjisë dhe gjithë shkencës në përgjithësi. Nëse ky ligj i kriticizmit realist vlen për shkencën, s’ka si të mos vlejë edhe për zhvillimin shoqëror, dhe të politikës si një prej shtyllave të zhvillimit apo degradimit të saj. Vështrimi kritik ndaj politikës është parë gjithmonë, sidomos tek ne, si kërcënim ndaj autoritetit individual të udhëheqësit ‘shpirtëror’ të partisë, madje edhe të kombit, mllefi i të cilit ka qenë edhe shkatërrues ndaj kritikëve, të cilët e ndajnë të vërtetën e tyre me publikun nga këndvështrimi i tyre kritik në kuptimin pozitiv të fjalës, me qëllim të përmirësimit cilësor të hapave konkrete të politikëberjes, sidomos ndaj politikës kadrovike të partisë në pushtet. Një kritik i tillë është anatemuar, izoluar dhe baltosur nga politika dhe megafonët e saj, të instaluar në mediat kinse të pavarura, pa i dhënë atij asnjë rast të ballafaqohet për të shtjelluar dhe arsyetuar këndvështrimet dhe qëndrimet e tij karshi politikës aktuale. Në mungesë të argumenteve është përzgjedhur edhe mospërfillja dhe anashkalimi i tij, duke ia bllokuar të gjitha rrugët dhe mundësitë e publikimit të shikimit të tij ndaj të vërtetës politike. Sidoqoftë, sistemet politike demokratike quhen ‘fiktive’ kur nuk lejohet ballafaqimi i argumenteve sidomos nga ana e atyre që janë më të thirrur por edhe më kritik ndaj fenomeneve politike, dhe kjo herët apo vonë sjell deri në ndryshime të dhimbshme të ndërrimit të garniturës në pushtet, për dallim prej atyre ku lejohet kriticizmi si mjet korrektiv ndaj pushtetit, me çka ndalohet përdorimi i dhunës dhe keqpërdorimi i pushtetit nga ana e atyre që duan ta ruajnë status quo-në, dhe t’i ruajnë deri në pakufi privilegjet e pushtetit, por që detyrimisht shkojnë bashkë me përgjegjësinë politike dhe llogaridhënien për punët e pa-bëra në zgjedhje të rregullta demokratike. Prandaj në Maqedoni nuk kemi masë kritike ndaj zhvillimeve shoqërore dhe politike, pasi që mjetet e informimit janë pjesërisht të kontrolluara, për vetë faktin se ftojnë për mysafirë në emisionet e tyre, personalitete që tingëllojne si të pavarur por që kanë lidhje të ngushta miqësore dhe familjare me pushtetmbajtësit, ndërsa në Shqipëri kemi masë më të gjerë kritike ndaj zhvillimeve shoqërore dhe politike, por edhe përballje më ta nga ana a pushtetmbajtësve, të cilët edhepse mediat i quajnë ‘kazane” mjafon që i respektojnë me prezencën e tyre, dhe nuk i shpërfillin me mospërballje dhe mosballafaqimin e argumenteve siç ndodh tek ne…StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...