Ramiz Merko, filloi bashkëpunimin institucional në digasterin e tij

Dy Ministrat përgjegjës për investimet e huaja ne qeverinë e Republikës së Maqedonisë z.Ramiz Merko dhe znj. Zorica Apostovska sot zhvilluan takim pune në zyrat e Drejtorisë së  Zonave Teknologjike Industriale, të cilët u pritën nga numri dy i këtij institucioni Hasip Huseini.

Gjatë takimit u prezentuan misionet dhe përvojat e deritanishme në sferën e investimeve në Maqedoni, të cilat janë si rezultat i angazhimit disa vjeçarë. Me formimin e qeverisë së re do të intensifikohen marrëdhëniet midis këtyre dy institucioneve që kanë për qëllim nxitjen e investimeve të huaja direkte.

Gjatë takimit, ministri Merko potencoi rëndësinë e bashkëpunimit me drejtorin e Zonave Teknologjike Industriale në Maqedoni, dhe se do t’i mbështesë në kontinuitet të gjitha negociatat që duhet të zhvillohen me institucionet dhe kompanitë, me qëllim për t‘i mbushur kërkesat e tyre që kanë nevoj. Gjithashtu u prezentuan edhe programet e ministrisë në periudhën e ardhëshme.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë vecanërisht ministria për investimet e huaja do të përkushtohet maksimalisht për një  fillim, të ri bashkpunimi të mirëfillt mes institucioneve gjegjësisht , agjencioneve dhe drejtorive shtetërore, për një komunikim sa më transparent dhe efikas. Qëllimi i viztës nuk ishte vetem takim bilateral por bashkë me dy kabinetet të ministrive dhe punojësve të drejtorisë ishte që të informohemi më afër qasjes dhe dinamikës së punës që na bashkojnë në fushën e njejtë, theksoi Merko.

“ Shpresoj që bashkëpunimi jonë  institucional në tërheqjen e investimeve nga jashtë, është më prioritet për ngritjen dhe zhvillimin ekonomike të vendit, jemi këtu për të nisur një epokë të re në këtë drejtim që të punojmë dicka”, tha ministresha Apostovska.StrugaLajm

Gjatë takimit u prezentua gjendja e Zonave Teknologjike Industirale Zhvillimore, (TIDZ) ku gjithësejt nga 15 prej tyre, 8 janë aktive që janë në funksion, Në total gjithsej në këto zona ekonomike veprojne, 25 kompani aktive.

Zëvendësdrejtori i Zonave Teknologjike Industriale të Maqedonisë Hasip Huseini, gjatë takimit, në vecanti vuri në theks, vullnetin e punës që është nisur me ministrat e rinj. “Analizuam dhe velersuam gjendjen e tanishme dhe ramë dakord se ka nevojë për një fokusim më objektiv dhe bashkëpunimin më transparent në periudhën e ardhëshme , për nxitjen dhe tërhiqjen e investimeve të reja në vendin tone, kam shpresën se do të angazhohemi në këtë drejtim” , deklaroi Huseini.

In : Aktuale

Loading...
loading...