Ramiz Merko, kërkon hetim për qeverisjen e Ziadin Selës në krye të Komunës

Njoftim :
Komuna e Strugës ju bën thirrje institucioneve ligjvënëse, Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë financiare dhe Zyrës për krim të organizuar pranë MPB të hetojnë abuzimet, keqpërdorimet financiare si dhe shkeljet ligjore nga ana e ish Kryetarit të Komunës së Strugës dhe administratës së tij. StrugaLajm


Të hetohen rastet si më posht: 
• se si janë bërë pagesa 2 milion Euro nëpërmjet përmbaruesit pa kaluar në llogarinë e Komunës së Strugës, 
• si janë punësuar njerëz pa shkuar në punë dhe kanë marrë rrogë, 
• revizon në Komunën e Strugës të pagesave për mirëmbajte të deponisë, 
• si janë dhënë lejet e ndërtimit dhe lehtësimet për pagesat e komunaleve për mandatin e kaluar, StrugaLajm


• tenderimi i shëtitores, 
• tenderimi i semaforëve në Strugë, 
• tenderimi për blerjen e uniformave katër vite radhazi tek Njësia Territoriale e Zjarrfikësve, si dhe shumë shkelje të tjera ligjore 
Kërkojmë nga organet ligjvënëse të konstatojnë ligjshmërin e këtyre projekteve që Komunës I kanë sjell dëm në vlerë prej 3.5 milion Euro dhe përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë juridike. 
Qytetarët e Strugës meritojnë të dinë se ku janë harxhuar paratë e tyre.

Komuna e Strugës

In : Aktuale

Loading...
loading...