Ramiz Merko, uron struganët për 28 nëntorin

Të dashur Struganë, të dashur bashkëkombas.
Më lejoni që nga zemra t’ju uroj festën më të madhe dhe më të shenjtë të kombit shqiptar, Ditën e Pavarësisë së shtetit Shqiptar , apo siç njihet ndryshe nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë si Festa e Flamurit.
Që të festojmë këtë ditë kaq të madhe, është dashur shumë sakrificë dhe përpjekje e jashtëzakonshme intelektuale nga të parët tanë, nga ata që sot njihen si themeluesit e shtetit modern shqiptar, nga ata që ia falën të gjithë jetën kauzës kombëtare mbi shtetformimin e R.së Shqipërisë si shtet sovran dhe i pavarur.
Ismail Qemali në këtë rrugëtim nuk ishte i vetëm, ai përkrah kishte plotë patriot, kishte edhe penën por edhe pushkën, edhe zemrën por edhe trurin. E me këtë bashkërisht me të gjithë atë enturazh politiko-ushtarak, bëri që më 28 Nëntor tē vitit 1912 të shpalli pavarësinë e Shqipërisë në Vlorën e bekuar.
Me këtë kuptojmë se të gjitha proceset e vështira nuk nisen vetëm, por nisen si një organizim i shumë segmenteve tê jetës ku bëjmë pjesë të gjithë, sepse përveç zemrës dhe trurit duhet edhe shpirti i një kombi të tërë për të arritur në destinacionin e dëshiruar dhe të përmbyllen misionet e vështira. E këtë më së miri e din populli shqiptar.

Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë dhe e paçim përgjithmon Shqipërinë e lirë dhe sovrane.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...