Incident dhe përplasje verbale në Komunën e Strugës, mes Ramiz Merkos dhe përfaqësuesve të Aleancës për Shqiptarët, për shkak të dëbimit të ASH-së nga zyra e cila ndodhej në ndërtesën e Komunës, për të cilën në partinë e Selës pohojnë se është e tyre.
Punëtorët që i ka dërguar komuna e kanë thyer hyrjen, ku ka edhe dëme.
Nga Aleanca pohojnë se kjo është një përpjekje nga qeveria lokale e kryesuar nga Ramiz Merko nga radhët e BDI-së që t’ua marrin zyrën dhe t’i nxjerrin në rrugë.
Por, kreu i Strugës Ramiz Merko tha se zyrat nuk i takojnë Aleancës, por PDSH-së.
Në momentin e tensioneve kishte edhe siguri të dukshme të policisë dhe në një moment u shfaq edhe kryetari i Aleancës, Zijadin Sela, por ky i fundit nuk deshi të komentojë zhvillimet në Komunë.