Ramiz pse nuk e fajson vetën por çdo herë bën politikë të rrejshme?

Shkruan : Alban Lloga

Ramiz pse nuk e fajson vetën por cdo herë bën politikë të rrejshme?StrugaLajm

Ishte ti ai që ishe 8 vite kryetar i komunës së Strugës dhe asnjë llogaridhënie nuk dhe për qytetarët e Strugës,ishe deputet asnjë llogaridhënie nuk dhe ,tash je minister por crëndësi ka po ai i njejti do mbetesh cdo herë.! Në cdo vendbanim të fshatrave që shkon premton qetësi,pse ben politikë me familjarët që ju është djegur dhe përvëluar zemra? Në kohën tënde u vra ikona e qytetit të Strugës ,trimi i gjithë shqiptarëve ,njeriu i cili bëri qytetin tonë patriot në të gjithe Shqiptarin , E kam fjalen për Komandantin Nuri Mazari ,ti në atë kohë jo vetëm se ishe kryetar komune por ishe edhe në pushtet por cfar bëre?-asgjë. A e zbardhe rastin?-jo A e vëndove bustin në qytet?-jo Tash simbas fjalëve tua duhet që ti të kesh përgjegjësi për ktë fatalitet që ndodhi. Ti për ktë rast nuk bëre asgjë vetëm se në kohën e fushatës,në kohën e juaj personale dhe partiake ke kërkuar përkrahjen e babait të Nuriut që të marësh poena politike. Ti vetëm lule i ke quar në varrë Nuriut ,pse nuk i ke cuar para familjarëve të Nuriut?-po paratë i mban për vete ndersa lule për dëshmorët. Poashtu bën fushatë edhe me Casinot,ti e din fort mirë i nderuar që z.Sela me dhjetra herë u mundua që ti largoj casinot në periferi të qytetit,por nuk pati sukses pasiqë ato janë në kompetanca të shtetit e jo komunale Ti edin shum mirë sa i përket Casinove se bash në kohën e mandatit tënd u vënduan Casinot,kërko llagari së pari nga vetja jote pastaj nga tjerët. Ti je thjesht një vrasëtar sepse ti ke vrarë krejt qytetarët e Strugës,i ke vrarë me deponinë e Strugës që vetëm helm na shkaktove. Ti ishe ai që premton nëpër fshatra arsim të drejtë dhe të suksesshëm? Arsim i drejtë është që në vend të ju apësh studentëve dije ti ua merr paratë dhe vetëm diploma u jep? Ti e prishe arsimin në Strugë me fakultetin tënd që e ndertove me mundin e qytetarëve. Përse don përseri të bëhesh kryetar apo se të dhëmbin sytë kur e shikon që cdo ditë Struga lulzon,cdo ditë Struga ndryshon. Ne nuk jemi vrasetar si ju ,ne me djetra e qindra jetë kemi shpëtuar falë rrethit në hyrje të qytetit që as edhe një aksident nuk ka mdodhur për 4 vite rradhazi,ne jemi shpëtimtar sepse cdo rrugë,skajë,vend publik ne e kemi ndriquar… Urën e drurit që e prishe ti ne e ndërtuam,bulevardin që ti asnjëherë nuk e ndrrove një pllakë ne e rindërtuam,kopshtet dhe cerdhët që ti i lejove të prisheshin ndersa ne i ndërtuam,gjelbrimin dhe pastertin në qytet ishte në nivel falë edhe Garip Kabës që punonte pa pushuar,kanalizimin që e premtove ti dhe për 8 vite rradhazi nuk e bërë ndërsa e bërëm ne,dhe shumë e shumë projekte të tjera. Në kohën e Ziadin Selës fliteshte Shqip në cdo skaj,në cdo rrugë ,në cdo pllakatë,ndersa në kohën tënde jo vetëm se për gjuhën Shqipe asnjëhër nuk e mbrojte por përkundrazi shkove te kryetari i Ohrit dhe recitoje poezin pa pik turpi “Të Ga Za Jug” që i bërë krejt të tallen me ty. Dhe si për fund mos kërko vota te pala maqedone por shko merru vota atyre që janë të përbetuar në Bdi dhe që ty sta japin votën asnjëherë. Më 15 Tetor do kuptojsh gjithchka se sa rendësi ke për qytetarët e Strugës.. A edin pse e kam përdorur shum herë “Ne” Sepse Ne jemi një familje e madhe që quhet ” Aleanca për Shqiptarët”StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...