Mbi cilën “fytyrë” bie kjo damkë e zezë!

 

Është vetëm një dokument ky që shërbimi administrativ i UT-së, ua shpërndan, pa i pyetur nëse fyhen a poshtërohen, studentët e këtij institucioni që ka në themel gjakun e dëshmorit Abdulselam Emini dhe burgjet e qindra nxënësve dhe profesorëve, të cilët u shëndrruan në simbole të arsimit shqip dhe në martir të lirisë, pikërisht nga mynxyrat që u shtroi me dekada e shekuj mbi kurrizin e Gjuhës Shqipe, kjo gjuhë e priviligjuar dhe kaq e preferuar për analfabetët e administratës të UT-së.
Këtu, turpi dhe krimi paraqiten si një simbiozë bakteriale mbi të ardhmen e këtij institucioni. Se kush duhet të mbaj përgjegjsi për këtë krim institucional do ta tregojë rezistenca e studentëve në një të ardhme të afërt.
Tani, votoni o popull “figurat” amorfe që keni përpara.

Lebit MurtishiStrugaLajm

StrugaLajm

 

In : Aktuale

Loading...
loading...