Ranglista dhe pozicionimi i Universiteteve të Maqedonisë në botë-Medai Shaholli

Medai Shaholli

Ranglista dhe pozicionimi i Universiteteve të Maqedonisë në botë!

Nga viti në vit bëhen vlerësimet me nivelin e cilësisë dhe me ranglistën e të botës dhe Universitetet e Maqedonisë nga ”Webometrics”si në ato publike edhe në ato private.

Në përgjithësi Universitetet e Maqedonisë nga viti në vit nuk ndryshojnë shumë në cilësinë e kuadrit arsimor dhe vlerësimin e përgjithshëm që bëhet çdo vit për ta nga intitucioni i vlerësimeve Webomtrics, ato vazhdojnë të qëndrojnë në ato pozita ku kanë qënë edhe më parë.
Është për të ardhur keq sesi Universitetet private si Universiteti Ndërkomëtar i Strugës dhe Universiteti FON, vazhdojnë të vlerësohen me nota të dobëta për nga cilësia dhe niveli i tyre arsimor.
Ky vlerësim është pasqyra e vërtetë e kuadrit që dalin nga këto Universitete ku shqiptarët diplomohen.
Shqetësimi në këtë rast është real dhe pa e fyer kuadrin arsimor dhe studentët për radhitjen e turpshme që i bëhet këtyre Universiteteve.

1.Universiteti ”Ciril dhe Metodi” rangohet në vendin e parë në Maqedoni dhe në 1607-in në rang botëror.StrugaLajm

2.Ndërsa Universiteti UJEL zë vendin e dytë në Maqedoni për nga cilësia kurse në botë zë vendin e 4458.

3.Universiteti i Tetovës në vend zë vendin e tretë në rang botëror radhitet në 4577-in.StrugaLajm

Universiteti FON (siç njihet i Fiat Canoskit) radhitet i 7-i në nivel republike ndërsa në ranglistën botërore i 12549-i.

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës ( i Merkos) radhitet në nivel republikan i 13-i kurse në atë botëror i 20646-i.

Kjo ranglistë që pozicionon Universitetet tona në gjuhën shqipe me nivelet e Universiteteve të Afrikës, është një dëshmi e qartë e katandisjes dhe degradimit të arsimit shqip në Maqedoni, me kuadrot që dalin nga këto Universitete si ”lavatriçe” pastrimi, duke shitur dhe blerë diploma në këmbim të parasë.

Ja dhe ranglista e Universiteteve të Maqedonisë në tabelën e mëposhtëme.


Loading...
loading...