Reagim nga Aleanca për Shqiptarët-Dollogozhdë rreth dezinformatave që përhapen pa nevojë në internet

Përgëzojmë rininë për punën që bënë te çeshmja e katundit.
Përgëzojmë Shoqatën Humaniteti për aktivitetet bëmirëse që bënë në fshat dhe rrethin, si dhe aksionet e tyre gjatë gjendjes të jashtezakonshme që kaluam si shkak i pandemisë, ku i‘u gjindën pranë shumë familjeve në nevojë.
Përgëzojmë Bashkësine Fetare për ndërtimin e objektit me të cilin do të kemi në mes të fshatit tonë një shesh edhe më të bukur.
Falënderim Shoqatës të Dollogozhdës në Zvicër, Shoqatën Arberia në Klagenfurt të Austrisë dhe çdo mërgimtar, që ka dhënë dhe jepë kontribut për të mirë të fshatit. Pa ndihmën e të cilëve ndoshta dhe shumë projekte as nuk do të niseshin, dhe lëre më të përfundonin.
Respekt për të gjitha firmat e ndërtimit që kemi në fshat, të cilat edhe në këtë kohë krize nuk kursejnë mjetet dhe kohën për të kontribuar për Dollogozhdën tonë.
Përgëzojmë Bashkësinë Lokale për çdo aksion që ndërmerr në të mirë të fshatit.
Ne i kemi ofruar dhe i ofrojmë ndihmën tonë për çdo aksion edhe në të ardhmen. Çdo herë kemi qenë aty ku është dasht dhe e ka kërkuar nevoja, edhe pse nuk jemi kontaktuar asnjëherë për asgjë.
Mos e politizoni BL-në!
Çdo e mirë që bëhet në fshatin tonë shfrytezohet nga krejt ne, pa marrë parasysh ngjyrimin politik dhe përkatësinë politike të dikujt. E njejta vlenë edhe për çdo të keqe që i kanoset fshatit, pasojat e çkahit do t‘i heqim bashkë.

ASH, Nëndega në Dollogozhdë dënon prerjen joselektive të pishave të djegura në malin e Dollogozhdës. Ne i ofrojmë ndihmën tonë Bashkësisë Lokale të fshatit për organizimin qoftë edhe të protestave për ndalimin e prerjes edhe të pishave të buta qe perfundojn ne xhepin e biznesit Golden Bag nga tetova fabrik per prodhimin e peletave. Ne u‘a rikujtojmë edhe këshilltarëve te dy partive politike arsyen, përçka janë votuar nga banorët e Dollogozhdës si përfaqësues të tyre ne Kuvendine Komunës së Strugës. Ne kerkojmë nga ata, që të mos mbyllin sytë para problemeve të fshatit. Nese këshilltarët tonë në Kuvendin e Komunës hasin në veshë të shurdhër, atëherë të reflektojmë dhe nëse nevoitet të dalim në rrugë dhe të ngremë bashkë zërin për të mirën e të gjithë neve dhe për mbrojtjen e fshatit nga dëmet.StrugaLajm

ASH-DollogozhdëStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...