Reagon veprimtari Guximtar Labenishti:Krim ndaj njerezimit te largosh femren nga arsimi!

KRIM NDAJ NJERËZIMIT

Të largosh femrën nga rruga e arsimit,
të pengosh femrën në rrugën e edukimit,
të izolosh femrën nga shoqëria
do të thotë gjysmës së qytetareve të lirë
t’i heqësh të drejtat dhe liritë e garantuara
si dhe detyrat, obligimet dhe kontributet
që do t’i jepnin ata si të tillë për shoqërinë,
do të thotë që mos ketë vajza studente
dhe detyrimisht as kuadro femra
absolutisht në asnjë profesion:
as mësuese, as profesoresha,
as mjeke, as infermiere,
as deputete, as drejtoresha etj.,
do të thotë një nëne të ardhshme
t’i pamundësosh edukimin e rregullt të fëmijëve,
që janë e ardhmja, jeta e shoqërisë,
do të thotë gjysmën e njerëzimit ta lësh të verbër,
ndërsa gjysmën tjetër duke tentuar pa sukses
për ta kompenzuar atë mungesë,
do të thotë të bësh krim,
KRIM NDAJ NJERËZIMIT…!
……………………………………………
PO, PO…, EDHE SOT NDODH KJO,
JO DIKU LARG, POR NE MESIN TONE,
PRANDAJ HAPNI SYTË DHE SHIKONI,
SHIKONI E MOS HESHTNI, PO REAGONI,
SE NJË NJERI ËSHTË NJË BOTË NË VETE,
NDIHMONI BOTËN, NDIHMONI VETEN TUAJ…!!!

Guximtar LabenishtiStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...