Pas presioni të medias, BIK-u i kthen paratë për varrimin e nënës të varfërit


Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se KBI-ja ia ka kthyer paratë qytetarit Sabri Beqiri, në emër të anëtarësisë, pasi që rasti është evidentuar si skamnor.

Sabri Beqirit nga Vushtrria i cili jeton në varfëri të skajshme, gjendje për të cilën ai edhe merr një ndihmë sociale. Dy ditë më parë, Beqirit i vdiq nëna, por përveç dhimbjes, ai u trondit kur Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi që t’i paguajë 470 euro, përndryshe sipas Sabriut, nëna do t’i mbetej pa varrosur pa ceremoni fetare.

E kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, thotë se refuzimi i kryerjes së shërbimeve të varrimit për qytetarët, aq më tepër për rastet në nevojë, është i papranueshëm dhe kundër praktikave të bashkësive fetare në Kosovë.

“Gjithashtu në KBI më njoftuan se paratë të cilat i ka paguar qytetari Sabri Beqiri, në emër të anëtarësisë, i janë kthyer pasi është evidentuar si rast skamnor”, ka shkruar Tahiri.StrugaLajm

“Rasti i Sabri Beqirit dhe afër 100 familje tjera në Vushtrri ndihmohen rregullisht nga KBI-ja me miell dhe pako tjera ushqimore në kuadër të programeve humanitare. Si duket deri te mosmarrëveshja për pagesën prej 417€ ka ardhur për shkak të moskomunikimit të duhur qytetar – KBI”, ka njoftuar ai mes tjerash.

Ai ka njoftuar se qytetarët e Vushtrrisë, që nga 1 janari i vitit të kaluar nuk paguajnë për shpenzime të varrimit, derisa këto shpenzime i mbulon Komuna.StrugaLajm

Ky është statusi i plotë i kryetari të Komunës së Vushtrrisë:

Qytetarët e Komunës së Vushtrrisë që nga 1 janari 2018, nuk paguajnë për shpenzime të varrimit. Këto shpenzime i mbulon Komuna.

Lidhur me rastin e qytetarit Sabri Beqiri ku pretendohet se i njëjti ka paguar 417 € për varrimin e nënës, sot kam takuar udhëheqësit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri ku më është sqaruar se komuna ka kryer të gjitha obligimet e parapara.


Loading...
loading...