Regjistrimi i popullësisë më 2019

Regjistrimi i popullsisë në FYROM do të ndodhë në vitin 2019, theksoi Metodija Kolovski nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase në SHBA, pas takimit që zhvilluan në Nju Jork me kryeministrin Zoran Zaev.

“Kryeministri Zaev në takimin me ne theksoi se në vitin 2019 do të zhvillohet regjistrimi I popullsisë dhe se ky process do të jetë transparent”, theksoi Kolovski nga kjo organizatë.

Sipas tij, Diaspora I ka thënë Zaevit se është kundër ligjit të ri për avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në FYROM, për shkak se goditet Kushtetuta dhe unitariteti i vendit.StrugaLajm

Në këtë takim është folur edhe për kontestin e emrit me Greqinë, dhe se kjo organizatë ka kërkuar që të ndërpriten bisedimet me Athinën, për shkak se nuk ka asnjë lëvizje positive dhe shpresëdhënëse në këtë proces.StrugaLajm

Kryeministri Zoran Zaev, sot do të mbajë fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork dhe do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Gutierеs

In : Aktuale

Loading...
loading...