Regjistrimi u shty:Shqiptarët janë në kllapa, se mund t’i vësh e t’i heqësh kur të duash

Regjistrimi u shty. Pa shqetësimin më të vogël se do të kenë ndonjë qëndresë apo reperkusion nga (shqiptarët). Shqiptarët janë në kllapa, se mund t’i vësh e t’i heqësh kur të duash.
Mickoski me siguri ia ka komunikuar Zaevit të dhënat e regjistrimit të anuluar të vitit 2011.

Artani vrik e justifikoi shtyrjen e regjistrimit.
Në fakt, nuk është fare e rëndësishme se si i arsyeton këto Grubi. Grubi mund të këpusë çfarëdolloj broçkullash, siç edhe ka bërë ta zëmë kur e bëri shqiptar simbolin luan të VMRO-së apo kur e shqipëroi Ilindenin në Ilinditë. Ai nesër mund të thotë se Ali Ahmeti është jashtëtokësor, vjen nga planeti Afërdita, ose se është ngjizur nga fryma e Universit. Uji atij ende i ec përpjet.StrugaLajm

Puna është çfarë do të bëjë opozita shqiptare?
Them ta presim komunikatën e radhës në Facebook.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...