Regjistrohet dy tërmetë, një në Shkup dhe një tjetër në Ohër

Në vendin tonë sot janë ndjerë dy tërmete, një në Shkup dhe një tjetër në Ohër. Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror njoftoi se tërmeti në Ohër ishte me magnitudë prej 2,1 ballësh sipas Rihterit dhe është ndjerë në orën 02:26 minuta të mëngjesit të sotëm. Tërmeti ishte me epiqendër 10 kilometra në lindje nga Ohri.

Sipas Observatorit sizmologjik në Shkup sot në mëngjes në orën 08:03 u regjistrua një tjetër tërmet me epiqendër në vetëm disa kilometra në lindje të rajonit qendror.StrugaLajm

Tërmeti ishte me magnitudë prej 2,4 ballësh sipas Rihterit dhe është ndjerë nga popullata në Shkup dhe në rrethinë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...