Respektoni dhe mbroni Natyrën, që ajo t’ju mbrojë

Njerëzit dhe Natyra, që prej krijimit të tyre kanë bashkëjetuar dhe nuk janë ndarë njëra nga tjetri, prandaj dhe zoti i krijoi njerëzit dhe të gjithë krijesat tjera në tokë që të kujdesen për natyrë, që të jetojnë ku atyre u pëlqen, afër detrave dhe oqeaneve, afër liqejve dhe lumenjve, nëpër vise malore dhe fusha. Në fillim njerëzit vepruan me natyrën sipas marrëveshjes dhe ajo ia dhuroi të gjitha të mirat. Prandaj toka i sillte përfitime të shumëllojta dhe ata kujdeseshin për mirrëmbajtjen e tyre.
Kjo marrëveshje vazhdoi disa shekuj dhe kohërat ndryshuan.

Njerëzit filluan ta ndryshojnë me natyrën duke u marrë me veprimtari të ndryshme, të cilat shkonin në dëm të natyrës. Tokën e lanë djerinë dhe fushat kanë marrë një pamje krejt tjetër dhe janë shndërruar në pyje pa kriter. Mbeturinat të shumë llojeve po mbulojnë këtë tokë që ushqente njerëzit dhe gjallesat të tjera. Pyjet shumëvjeçare, dekadave të fundit po i presin pa kriter tenderomanët.Liqejtë kanë ndryshuar pamjen natyrore, sepse në çdo anë depërtojnë ujrat e zeza të kanalizimeve të deformuara. Lumenjtë janë mbushur me mbeturina të llojeve të ndryshme, janë pa u pastruar gati një shekull.StrugaLajm

Edhe kafshëve nuk i pëlqen ky ujë i qelbur.Në vjeshta fillojnë të digjen fusha e male. Tymi që helmon ajrin shihet në çdo anë. Mos harroj deponinë disa vjeçare, që organet kompetente e kanë vendosur pranë qytetit turistik të Strugës, për çdo vit gjatë verës digjen mbeturina të llojllëllojshme dhe tymi i tyre me përmbajtje kancerogjene, po e dëmton popullatën e kësaj ane dhe të gjithë natyrën. Deponitë tjera, duke filluar nga Struga gjer në Kumanovë, vjellin tym kancerogjen dhe Natyra ka marrë pamje tjetër. Ambientin natyror po e shkatrojnë edhe tymtarët e Termocentraleve që punojnë me qymyr të zi, duke filluar prej Jegunovci deri në Kosovë dhe njerëzit nuk mund ta ndalojnë këtë helm vdekjeprurës, sepse kështu duan padronët dhe profiterët.
Por natyra mjaftë e ka duruar këtë katastrofë që po ia ndryshon bukuritë e saj, sepse njerëzit prodhojnë helme nga më të ndryshmet duke i helmuar njerëzit e botës mbarë. Nuk janë lakuriqët kinezë të Wuhanit, po janë njerëzit vetë që e shkaktuan këtë Pandemi botërore. Unë kam marrë si shembull vetëm komunën time të vogël, por paramendoni se çfarë po ndodh në botën mbarë me prodhimet atomike, provat bërthamore, gazrat, mbeturinat, ujrat të zeza që po shkatrojnë gjithëçka. Njeriu është faktori dhe fajtori kryesor dhe mos i akuzoni lakuriqët të kinezëve..Respektoni dhe mbroni Natyrën, që ajo t’ju mbrojë.StrugaLajm

Asan Asani


Loading...
loading...