Rezultatet e para të presidencialeve do të publikohen gjysmë ore pas votimeve

Kryetari i KSHZ-së në Maqedoninë e Veriut, Oliver Derkovski theksoi për MIA se institucioni i tyre është i përgatitur për zgjedhjet presidenciale dhe se rezultatet e para nga votimet do të publikohen gjysmë ore pas mbylljes së kutive të votimit.

“Rezultatet e para jozyrtare nga vendvotimet do të publikohen shpejt përmes fotografimit të procesverbaleve, të cilat më pas përmes kodeve të sigurisë do të dërgohen në KSHZ. Jemi duke aplikuar transferim të shpejt të rezultateve nga vendvotimet, duke shfrytëzuar teknologjitë e reja, me qëllim që të evitojmë pasojat e padëshirueshme gjatë transportit të materialit zgjedhor deri tek Komisionet komunale, por edhe për të evituar vërejtjet se KSHZ shumë ngadal po publikon rezultatet”, theksoi Derkovski.StrugaLajm

Vendvotimet që kanë nga 50 votues deri në ora 19.15 apo 19.20 mund të dërgojnë në KSHZ fotografitë e procesverbaleve, dhe ky rezultat pas konfirmimit do të publikohet në sistem dhe online. Sipas tij, qytetarët do të kenë qasje dhe do të informohen për çdo detaj të rezultatit zgjedhor. Nesër mbi 1.8 milionë banorë me të drejtë vote do të votojnë për presidentin e vendit. Sot votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe të shpërngulurit. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...