RICHARD GRENELL MBETET I DËRGUARI I POSAÇËM NË DIALOGUN KOSOVË-SERBI

Ambasadori Richard Grenell vazhdon të jetë i dëguar për çeshtjen e Dialogut Kosove-Serbi, kurse burime pranë stafit të Presidentit Trump e hedhin poshtë si të pavërtetë lajmin se gjoja Grenell është larguar nga ky mision
Anetari Ekzekutiv i Bordit të Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane , Faton Bislimi, publikisht ka reaguar në faqen zyrtare të kësaj Lige, ndaj një lajmi të rremë se gjoja Presidenti Trump e ka larguar ambsadorin Richard Grenell nga pozita e të dërguarit të posaçëm në diaplogun Kosovë-Serbi.
Ja reagimi i plotë:

“Eshte totalisht e pavërtetë se z. DioGuardi ka bërë prononcime për “shkarkimin e z. Grenell!” Zevendësimi i z. Grenell nga Kongresisti Ratcliffe në cilesinë e Drejtorit Nacional të Intelegjencës së SHBA-ve, nuk e afekton detyrën e tij si Ambasador në Berlin dhe i dëguar për çështjen e Dialogut Kosovë-Serbi.
DioGuardi nuk ka bërë asnjë prononcim për këtë punë për askend. Këtë e konfirmoj në cilësinë time si Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Ka disa portale që ia kanë atribuar nje lajm të pavertetë DioGuardit dhe kjo po bëhet për të krijuar më shumë amulli. Figura dhe puna e DioGuardit janë historikë, të pazëvendësueshme dhe të pa cënueshme. Kushdo që përpiqet të hedhë baltë aty, është antikombëtar dhe soj i armiqeve tanë!
DioGuardi si gurethemel i marrëdhenjeve tona specifike dhe permanente me SHBA-të si dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si organizata e vetme e regjistruar lobiste në Washington DC, do të vazhdojnë të punojnë në favor të kauzës sonë kombëtare dhe në interes të popullit shqiptar! Nuk ka kush as që i ndalë e as që i shantazhon për interesa miskime të politikes ditore!”, shkruan Faton Bislimi në reagimine tij të titulluar “Fake News” me qëllime anti-kombëtare!

Pra Ambasadori Richard Grenell vazhdon të jetë i dëguar për çështjen e Dialogut Kosovë-Serbi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...