Rinia e Aleancës :AGJENDA ‘’JESHILE’’ e Ramiz Merkos po e ndot Strugën

AGJENDA ‘’JESHILE’’…!

Edhe pse kalon gati një vit nga katrologjia serike e Kryetarit Merko me menaxhimin e Komunës së Strugës, asgjë në teren nga agjenda aq e përfolur dhe e trumbetuar në fushatën zgjedhore të BDI –së, për Zgjedhjet Lokale “ Agjenda Jeshile ”.
Këtë rradhë pa trajtuar problemin e deponisë së qytetit dhe deponitë e egra në qytet dhe vendbanimet e Strugës, në periudhën para rreshjeve të vjeshtës, në vizitë të kanaleve të hapura, përrojve dhe lumejve – brenda dhe jashtë vendbanimeve, hasëm situatë katastrofale, në pastrimin, mirëmbajtjen dhe erën gërmuese fekale që dëmton dhe rrezikon shëndetin e njeriut, natyren dhe ambientin jetesor.
Në vazhdim ju paraqesim gjendjen faktike të këtyre elementeve, të cilat në shoqëritë moderne shfytëzohen si elemente urbane për pasurimin dhe begatimin e ambientit jetësor, kurse tek në elemente për uzurpim toke, deponi për mbeturinat të përditshme, derdhjen e ujrave fekale, hedhjen e mbetjeve nga therja e kafshëve, etj.
Me një fjalë asgjë nga Agjenda “ Jeshile ” – vetem llafe, folkor politik për vota dhe asgjë ndryshe apo masakër natyrës në praktik.

Pyetje për Komunën e Strugës dhe Kryetarin Ramis(z) Merko :

  1. Pse rrjetet e kanalizimeve për aq sa janë realizuar nëpër vendbanime me miliona euro investime me para të popullit, nuk vendosen në funksion ?
  2. Pse të punësuarit në Administratën Lokale, Inspektorët e ambientit jetesore nuk dalin në teren te inspektojne gjendjen faktike, nëse kanë dalur sa raporte kanë përpiluar në punën e tyre, dhe cilat masa i parashofin ato?
  3. Me sa dokumentacione teknike, në moment disponon Komuna e Strugës per rregullimin dhe mirëmbajtjen e këtyre elementeve urbane, dhe nese nuk disponon përse nuk pregatit, kur dihet se me keto lloj të dokumentacioneve teknike, krijohen kushte per rregullimin e problemeve dhe benefitet janë shumë
    të mëdha për qytetarët dhe ambientin jetesor, por edhe për ekonomine.
  4. Edha sa kohe duhet te kaloj qe qytetaret të shohin të pakten një projekt të realizuar me profesionalizem sipas dokumentacionit teknik në teren, në dobi të shoqerisë dhe ambientit jetesore, sepse në fund të fundit për atë paguheni me
    paret e popullit.

p.s. Realizuat Ndricimin e Bregut te Lumit Drini i Zi, bëtë më shume zhurme dhe eufori
politike dhe ,, rush e kumbulla ,, 110.000.00 euro, dhe asnjë përfitim Struga…, ah po na
falni harruam se duhet të kursejme 15 % energji elektrike!StrugaLajm

NDRYSHIME

PROFESIONALIZEM

MBROJTJE AMBIENTIT JETESOR

FRASH-Strugë

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...