Rinia e Strugës dhe vendimarrja

Të premten u zhvollua eventi i rrjetëzimit për themelimin e qendrave rinore në Strugë. Të pranishmit u informuan për aktivitetet dhe proceset e parapara të projektit “Çështje të pjesëmarrjes së të rinjve (lokale)” nga koordinatorja e projektit Tamara Petkovska dhe përfaqësuesja e partnerit lokal rinor AKVA – Ana Naumoska. Gjithashtu, zyrtarja për të rinj, Emina Rustemoska, e ardhur nga komuna e Strugës, ndau hapat e ardhshëm të pushtetit vendor në angazhimin e proceseve të përfshira në projekt dhe më gjerë. Ishte edhe një pjesë joformale e ngjarjes ku të pranishmit patën mundësinë të diskutojnë më thellë pyetjet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me aktivitetet e projektit ku mund të angazhohen. *Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në RVM.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...