Ziadin Sela:Bastoret dhe kazinotë duhet të spostohen nëpër hotele me 5 yje

Deputetët e Aleancës për Shqiptarët propozojnë propozim ligj për lojërat e fatit. Sipas propozimit bastoret dhe kazinotë duhet të s’postohen nëpër hotele me 5 yje. Sipas kreut të kësaj partie, këto ndryshime të ligjit në rast se marrin dritë jeshile nga Kuvendi, do të hyjnë në fuqi pas një viti. Sela u bëri thirrje deputetëve të mbështesin këtë nismë. Sipas tij kjo është kërkesë edhe e qytetarëve.

“ASH-ja propozon që lojërat e fatit, kazino, bastore të vendosen vetëm në hotele me 5 yje, sipas standardeve që duhet ti plotësojnë këto hotele. Këto ndryshime të hyjnë në fuqi pas një viti, që tu jepet kohë këtyre punonjësve që ti s’postojnë këto kazino në hotelet me 5 yje. Japim mundësi pushtetit lokal, që të përfitoj nga reklamat të cilat këto kazino dhe lojëra të fatit i bëjnë nëpër qytete”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...