Rinia po e braktisë Maqedoninë

Muhamer Pajaziti/ editorial nga INA

Evropa Perëndimore po ndjehet për çdo ditë e ekspansionuar nga të rinjtë e Maqedonisë.

Strehimoret e improvizuara nën urat dhe geto-lagjet e metropoleve evropiane, kampet e refugjatëve janë përplot të rinj shqiptar e maqedonas.

Eurobarometri në sondazhin e fundit jep shifra alarmante të “eksodit modern” të të rinjve nga Evropa Juglindore. Edhe sondazhet vendore pasqyrojnë një ndjenjë të tillë, ku çdo i ri synon të ikë dhe të krijojë një jetë më të mirë diku në botën e Perëndimit.

Një realitet tmerrues ka kapluar Maqedoninë, ku të rinjtë si shteg të tyre shpëtues i shohin vendet e BE-së, pa llogaritur koston e sfidave dhe sakrificave të tyre.StrugaLajm

Eksodi i trurit të ri është si rezultat i brishtësisë së shteteve, dominimit dhe indoktrinimit politik në çdo pore të shoqërisë dhe jetës së përditshme, anashkalimi i trurit dhe intelektualizmit, dominimi i klasave mediokre politike të zhytura në krim të organizuar dhe korrupsion të hatashëm.

Një diplomat perëndimor në një bisedë rasti nxjerrë diagnozën e doktrinave të qeverisjeve dhe menaxhimit të shteteve me një përkufizim se “klasat politike në vendet e Ballkanit kryesisht përbëhen nga një mikst i elitave politike të periudhave të komunizmit dhe elitave të reja fshatareske, të varfra anti-komuniste që janë brum i krijesave të dalura nga konfliktet e fundit dhe ombrellat nacional – romantike, përfshirë gati çdo vend, kryesisht ato të ish-Jugosllavisë’.

Kjo armatë që ka pushtuar institucionet dhe sferat e tjera shoqërore është një oktapod gllabërues që thellon humnerën e një keqqeverisje dhe mungesën e një vizioni për të ardhmen e vendit dhe sidomos popullsisë së re, duke seruar varfërinë dhe pasigurinë totale.StrugaLajm

Mentalitetet e tilla janë aq larg botëkuptimeve dhe trendeve të punës evroperëndimore, saqë krijojnë përshtypjen se integrimi evropian për ta nënkupton shkuarjen apo largimin nga vendi, dhe jo forcimin e brendshëm institucional dhe zhvillimin ekonomik. Ngatërrimi i këtyre koncepteve sipas mentaliteteve dhe formësimeve “alla turke” pasqyron në të vërtetë se ku gjendet sot Ballkani dhe pse çdo ditë kemi braktisje masive të vendeve.

Fatkeqësisht, njëzetë vjet pas rënies së komunizmit diferenca në pasuri mes Maqedonisw dhe vendeve të BE-së është shumë e madhe.

Korrupsioni, kriminaliteti i jakës së bardh, mungesa e edukimit profesional, po i pamundëson këtyre vendeve një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm si dhe një perspektivë më të mirë për të rinjtë.

Një numër i madh i rajoneve edhe brenda shteteve të cilat tashmë janë pjesë e Bashkimit Evropian janë skajshmërisht të varfra. Ato nuk kanë mundur të kenë qasje në fondet strukturore evropiane, ose shumica e këtyre granteve janë keqpërdorur në mënyra të ndryshme nga elitat e papërgjegjshme politike.

Shkurt, 2016

In : Aktuale

Loading...
loading...