Rita Ora e merr bekimin e prindërve, pritet të fejohet këtë fundjavë

Ata janë në lidhje për më pak se një vit, por kambanat e dasmës po bien për Rita Orën  dhe të dashurin e saj regjisor, Taika Waititi.

Këngëtarja udhëtoi për në Australi me regjisorin, muajin e kaluar dhe burime të brendshëm thonë se ajo  tani shpreson të marrë një unazë fejese për Krishtlindje, shkruan Daily Mail.

Prindërit e Ritës, Besnik dhe Vera Sahatçiu, thuhet se tashmë i kanë dhënë Taikës bekimin e tyre për t’u martuar me vajzën e tyre pas takimit me të në Londër. 

“Disa njerëz mund ta shohin këtë si shumë të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar”, tha burimi, duke e quajtur Taika një prani “tokësore por argëtuese” në jetën e Ritës. 

Rita së fundmi mbërriti në Australi me Taika për të filmuar sezonin 2022 të The Voice.StrugaLajm

I dashuri i saj gjithashtu përflitet se do të punojë në disa filma të ardhshëm gjatë kohës së tij Down Under, duke përfshirë Thor: Love and Thunder, i cili është në post-produksion.

Rita u takua me skenaristin fitues të Oskarit në Australi në shkurt, ndërsa ajo po xhironte sezonin e këtij viti të The Voice.StrugaLajm

Taika ishte martuar më parë me producentin e filmit, Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018.

Dyshja ndanë dy vajza, Te Hinekahu dhe Matewa Kiritapu.

Rita ka pasur disa romanca të profilit të lartë, por nuk është fejuar asnjëherë.

Ajo ishte e lidhur më parë me DJ Calvin Harris, yllin e realitetit Rob Kardashian, aktorin Andrew Garfield, kompozitorin Andrew Watt dhe këngëtarin James Arthur.

Lidhja e saj e fundit përpara se të takonte Taika ishte me regjisorin francezo-grek Romain Gavras. Ata u ndanë para Krishtlindjeve vitin e kaluar./SHQIP.com

In : Aktuale

Loading...
loading...