Rrahje me grushta në një ambasadë të Maqedonisë, sherri i ndrrimit të pushtetit?!

Në ambasadën e Maqedonisë në Melburn të Australisë kanë shpërthyer grushtat për shkak të mërisë dhe inateve politike. Ky sherr ka plasur mes diplomatëve dhe ambasadorit atje, pasi që ata janë irituar dhe janë dëshpëruar nga ndërrimi i pushtetit, pasi që duhet të përfundojnë mandatin. Lajmi për këtë incident është dhënë në disa portale maqedonase. Sherri ka shpërthyer si pasojë e ngjyrave dhe preferencave politike pasi që me ndërrimin e pushtetit, LSDM ka nisur të delegojë diplomatë të saj në nivele më të ulta nëpër ambasada dhe konsullata, të cilat janë të stërmbushur nga aktivistë të VMRO-DPMNE-së. Nga Ministria e Jashtme nuk ka asgjë lidhur me këtë incident që tashmë po qarkullon edhe në rrjetet sociale, sidomos nga veprimtarë maqedonas të diasporës.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...