Rrëfehet Ivanov:Ne arritëm koalicion me BDI, por një telefonatë prishi gjithçka!

Gazeta austriake “Wiener Zeitung” ka udhëtuar drejt lagjes “Vodno” në Shkup, për të intervistuar presidentin e shtetit maqedonas Gjorgje Ivanov (56). I diplomuar për juridik, ai është kryetar i shtetit prej në 2009 ku dy vitet e fundit vendi kalon në një krizë të thellë politike.

“Ballkani është Fuçi Baruti por sebepi zakonisht vjen prej jashtë. Fuqitë e Mëdha janë përzier shpesh në punët e brendshme prej pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Ne jemi viktimë e gabimeve të tjera. Bile ndonjëherë edhe lojë e eksperimenteve të tjera,” thotë fillimisht Ivanov, duke vijuar të flasë për krizën në vendin e tij. “Unë ia dhash mandatin ashtu siç është bërë gjithmonë partisë fituese OBRM me 51 mandate. Brenda 20 ditëve partia OBRM nuk pati sukses për krijimin e qeverisë me partitë shqiptare. Në fakt koalicioni u arrit, por në orën e fundit erdhi një telefonatë për të shkatërruar koalicionin.”

Në pyetjen e gazetarit austriak se kush ishte telefonuesi, Ivanov buzëqesh dhe i përgjigjet sesi gazetar ti mund të gjesh vetë se kush ishte ai. Ndërsa në lidhje me hezitimin e dhënies së mandatit liderit të LSDM, Zoran Zaev, ai shprehet: “20 ditë prita për formimin e shumicës së re dhe nuk ndodhi asgjë. Më pas erdhën 67 nënshkrimet në ditën e 27. Pra shumë vonë. Afati kishte kaluar prej kohësh. Këtë ma konfirmuan shumë juristë të Kushtetutës. Andaj formimi i një qeverie të tillë është i kontestueshëm me baza Kushtetuese.”

Më pas Ivanov shton se parlamenti nuk mund të krijojë qeverinë, pasi bie ndesh me nenin 90 të Kushtetutës, i cili thotë se “mandatin mund ta jap vetëm Presidenti.” Pra një qeveri e tillë do ishte jo-legjitime dhe vetëm uratë e ndokujt.

Qeverinë nuk do e mandatoj edhe për arsye politike

Në vijim presidenti Ivanov sqaron se përkundër ligjeve të Maqedonisë, ai nuk do mandatonte një qeveri me LSDM dhe partitë shqiptare, edhe për shkak të arsyeve politike – “Platformës së Tiranës e cila cënon sovranitetin e Maqedonisë. Një platformë e nënshkruar në Tiranë sëbashku me Edi Ramën në mes. Kjo pra është jo vetëm e rrezikshme politikisht, por edhe kundër Kushtetutës.”

Për shqiptarët kemi tejkaluar edhe ligjet që i kërkon Këshilli i Europës

Një ndër pikat që shqetëson më shumë presidentin në “Platformën e Tiranës” është kthimi i gjuhës shqiptare si gjuhë e dytë zyrtare, pasi kjo do ishte një stuhi zinxhir edhe me komunitetet tjera në Maqedoni: vllahët, romët, serbët dhe turqit, të cilët do kërkonin të njëjtën.StrugaLajm

“Sipas ligjit të gjuhës, në 2008 dhe 2011 kemi miratuar zyrtarizimin e gjuhëve të komuniteteve në çdo komunë ku përbëjnë mbi 20 përqind. Në Maqedoni ka komuna ku gjuha rome është zyrtare, ose turqishtja, serbishtja dhe natyrisht edhe shqipja. Kjo përmbysh gjithë kriteret ndërkombëtare si për shembull nga Këshilli Europian, bile i tejkalon ata.”

Por në pyetjen e gazetarit se shqiptarët janë 25% dhe se gjuha e tyre sipas ligjit duhet të jetë zyrtare në rang vendi dhe se komunitetet tjera janë me përqindje mjaft të vogël, presidenti vijon:

“Atëherë gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare në Gjevgjeli ku nuk jeton asnjë shqiptar,” ndërsa në lidhje me ndjekjen e shembullit nga vendet tjera europiane, ai vijon “ne nuk jemi Zvicra ose Austria dhe Maqedonia është ndryshe nga vendet tjera të Ballkanit. Ne kemi një model integrimi pa asimilim. Gjithkush mbetën ai çfarë ka qenë. Ne kemi pasur ministër të mbrojtjes shqiptar dhe ministër të euro-integrimeve. Ne jemi shtet i qytetarëve të Maqedonisë.”

Nuk duam shqiptarë që nuk flasin maqedonisht

Në pyetjen se pse sipas ligjit “Maqedonia është shtet i maqedonasve” dhe jo i komuniteteve tjera ai përgjigjet: “Etnikumi maqedonas ka të drejtën e tij të ketë shtetin e saj, ashtu si turqit në Turqi, serbët në Serbi dhe shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Me zbatimin e Platformës së Tiranës atëherë edhe Maqedonia do jetë shtet i tretë i tyre. Është për të ardhur keq që një i ri shqiptar nuk flet maqedonisht dhe orientohet më shumë nga Prishtina dhe Tirana në vend të Shkupit.”StrugaLajm

Zaevi mund të përfundojë në burg

Pasi tregon se Maqedonia nuk është në rrezik nga lufta qytetare si në 2001, Ivanov kërcënon Zaevin se së shpejti mund të përfundojë në burg.

“Ai është i verbër dhe uron me çdokush të vijë në qeveri përkundër që ka humbur zgjedhjet e dhjetorit. Në rast se ai nuk krijon qeverinë do futet në burg. Pyetje interesante ndaj tij do ishte se ku i ka marrë video-incizimet.”

Zgjidhja e tretë, pasi që OBRM dhe LSDM nuk mund të krijojnë qeverinë e re, mbetet të krijohet një koalicion i zgjeruar si në 2001. Në lidhje me zgjedhjet e reja Ivanov thekson se në çdo bllokadë në fund ka zgjedhje. Por Zaevi me pranimin e Platformës së Tiranës i ka humbur mbështetja dhe tani kërkon të shmang zgjedhjet.

Mjaft i zhgënjyer nga BE

“Jam mjaft i zhgënjyer nga Europa se janë impotentë dhe të pafuqishëm. BE dhe SHBA e morrën përsipër për të na nxjerë nga kriza politike, por ata nuk paragjykojnë të gjitha ata të cilët na futën në këtë krizë dhe e iniciuan atë. Dhe ata janë Edi Rama me politikanët shqiptarë, të cilët e shkatërruan procesin e vështirë të dy viteve të fundit. Tani ndodhemi në një krizë tjetër që s’ka të bëjë me Marrëveshjen e Përzhinos, por me Platformën e Tiranës.”

Por në lidhje me deklaratat e Rusisë për Maqedoninë, Ivanov thotë se ajo është legjitime pasi vetëm ka “dhënë mendimin e vet” ndërsa nuk është përzier në punët e brendshme.

Në fund ai ka shtuar se Maqedonia mbetet e përkushtuar në integrimin e saj në NATO dhe BE dhe se nuk ka orientim tjetër, por “Amerika nuk është ajo që ka qenë.”

“Ne kërkojmë që fëmijët tanë të jetojnë në vendin Republika e Maqedonisë. Ata janë gjenerata e parë me identitet të pastër maqedonas. Ata janë krenar për këtë – të jenë maqedonas. Ne e kemi vetëm këtë vend. Jeni të sigurtë: Ne nuk do e shesim shpirtin tonë,” e përmbyll Ivanovi.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...