Rritja e pagës prej 5% fyese për mësimdhënësit

Plenumi i mësimdhënësve ka reaguar përmes një njoftimi me shkrim mbi rritjen e njoftuar të pagës prej 5% të shpallur në Projektbuxhetin e 2018-ës.

Njoftimi i plotë:

“Plenumi i mësimdhënësve shpreh pakënaqësi lidhur me njoftimet për rritjen e pagave të mësuesve për 5%, që duhet të zhvillohet në shtator 2018, siç është paralajmëruar nga Ministri i Financave në prezantimin e projektbuxhetit për vitin 2018.

Pagat e mësuesve në Maqedoni janë ndër më të ulëtat në rajon. Kjo rritje e pagës prej 5% nuk do të kontribuojë në motivimin më të madh të mësuesve, nuk do të përmirësojë cilësinë e procesit të mësimdhënies e as nuk do të përmirësojë standardet e jetesës të kësaj kategorie.

Përveç kësaj, duhet theksuar se për dallim nga administratorët e privilegjuar që marrin shpenzime mujore të pagesës së udhëtimit, mësuesit janë të diskriminuar në këtë aspekt.StrugaLajm

Plenumi i mësimdhënësve pret një trajtim më adekuat nga ana e Qeverisë dhe rritje reale të pagave në këtë sektorë.

Në të kundërtën këtë paralajmërim do ta konsiderojmë si një masë fyese dhe populiste nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Në shenjë solidariteti, nëse buxheti nuk ka mjetet për vlerësimin e duhur të punës së mësuesve, Plenumi i mësimdhënësve heq dorë nga rritja e pagës prej 5% dhe propozon që fondet të drejtohen në programe të vërteta sociale, por në të njëjtën kohë kërkojnë që përdoruesit e tjerë të fondeve të buxhetit të ndjekin shembullin tonë.

In : Aktuale

Loading...
loading...