Plenumi i mësimdhënësve ka reaguar përmes një njoftimi me shkrim mbi rritjen e njoftuar të pagës prej 5% të shpallur në Projektbuxhetin e 2018-ës.
Njoftimi i plotë:
“Plenumi i mësimdhënësve shpreh pakënaqësi lidhur me njoftimet për rritjen e pagave të mësuesve për 5%, që duhet të zhvillohet në shtator 2018, siç është paralajmëruar nga Ministri i Financave në prezantimin e projektbuxhetit për vitin 2018.
Pagat e mësuesve në Maqedoni janë ndër më të ulëtat në rajon. Kjo rritje e pagës prej 5% nuk do të kontribuojë në motivimin më të madh të mësuesve, nuk do të përmirësojë cilësinë e procesit të mësimdhënies e as nuk do të përmirësojë standardet e jetesës të kësaj kategorie.
Përveç kësaj, duhet theksuar se për dallim nga administratorët e privilegjuar që marrin shpenzime mujore të pagesës së udhëtimit, mësuesit janë të diskriminuar në këtë aspekt.
Plenumi i mësimdhënësve pret një trajtim më adekuat nga ana e Qeverisë dhe rritje reale të pagave në këtë sektorë.
Në të kundërtën këtë paralajmërim do ta konsiderojmë si një masë fyese dhe populiste nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Në shenjë solidariteti, nëse buxheti nuk ka mjetet për vlerësimin e duhur të punës së mësuesve, Plenumi i mësimdhënësve heq dorë nga rritja e pagës prej 5% dhe propozon që fondet të drejtohen në programe të vërteta sociale, por në të njëjtën kohë kërkojnë që përdoruesit e tjerë të fondeve të buxhetit të ndjekin shembullin tonë.