Rroga minimale nuk del as për 10 ditë

Ekonomistët vlerësojnë se përkundër rritjes së saj në vitin e kaluar nga 10.800 në 12 mijë denarë dhe rritjen e pritshme pas dy muajsh në 13 mijë denarë, megjithatë kjo pagë nuk e mbulon as minimumin e nevojshëm për jetë. Apo me fjalë të tjera, qytetarët e kanë të pamundur që me një pagë minimale t’i përmbushin nevojat elementare për jetesë. Madje, kjo shumë mezi del për 10 ditët e para të muajit

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 3 maj – Një familje në Maqedoninë e Veriut edhe me dy rroga minimale apo me 26 mijë denarë, nëse llogarisim se prej muajit korrik ajo do të rritet në 13 mijë denarë, sërish i mungojnë edhe 6582 denarë që të mbulojë shpenzimet themelore për një muaj të shportës konsumatore sindikale në vlerë prej 32.852 denarë, shkruan gazeta KOHA. Ekonomistët vlerësojnë se përkundër rritjes së saj në vitin e kaluar nga 10.800 në 12 mijë denarë dhe rritjen e pritshme pas dy muajsh në 13 mijë denarë, megjithatë kjo pagë nuk e mbulon as minimumin e nevojshëm për jetë. Apo me fjalë të tjera, qytetarët e kanë të pamundur që me një pagë minimale t’i përmbushin nevojat elementare për jetesë. Madje, kjo shumë mezi del për 10 ditët e para të muajit.

Analiza e kostos së shportës konsumatore tregon se gati gjysma apo 42 për qind e saj shkon për mbulimin e harxhimeve mujore për ushqim, apo gati 14 mijë denarë i nevojiten një familje vetëm për ushqim dhe pije. Nëse kësaj i shtojmë edhe harxhimet e banimit siç janë komunalet në vlerë prej afër 10 mijë denarë, atëherë del se dy rroga minimale me vlerë prej 24 mijë denarë janë të barasvlershme vetëm me koston e banimit dhe ushqimit.

Nga ana tjetër, në shportën konsumatore për harxhimet e higjienës dhe transportit nevojiten nga afër 2300 denarë, për veshmbathje dhe këpucë nevojiten 2200 denarë , për kulturë duhen 1000 denarë dhe për mirëmbajtjen e shëndetit nevojiten afër 700 denarë në muaj për një familje katëranëtarëshe.StrugaLajm

Ekspertët ekonomik vlerësojnë se e vetmja rrugë e rritjes së pagës minimale, por edhe mesatare në shtet – është rritja e produktivitetit në përgjithësi si te sektori privat ashtu edhe te ai publik, që në fund do të sjellë edhe rritjen e nivelit të pagave në shtet. Punëdhënësit thonë se punëtorët në shtet nuk janë mjaftueshëm produktiv për paga më të larta, të dhëna këto që janë të pranishme edhe te analiza e Bankës Botërore dhe ajo e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas numrit një të Organizatës së Punëdhënësve, Angel Dimitrov, rritja e pagës minimale do të demotivojë punëtorët me paga mesatare, ndërsa do të shkaktojë probleme edhe tek veprimtaritë që kërkojnë punë dhe angazhim më të madh siç është për shembull sektori i tekstilit. Nga ekzekutivi thonë se paga minimale mund të arrijë deri në mbi 250 euro. Kryeministri Zoran Zaev është optimist se do të vazhdojë trendi pozitiv i rritjes së pagave, konform premtimeve parazgjedhore deri në fund të këtij mandati.

“Kompanitë duhet të gjejnë tregje të reja dhe të rrisin prodhimtarinë, duke rritur edhe konkurrencën e tyre. Njëherazi, punëtorët duhet të rrisin produktivitetin e tyre që të mund të ulet kostoja e punës dhe të rritet konkurrenca në tregjet e jashtme. Besoj se me një trend të tillë do të arrijmë qëllimet e parashtruara që sjellin edhe jetë më cilësore për të gjithë ne. Nuk janë të paarritshme parametrat e vendosura para nesh si paga minimale prej 16 mijë denarë dhe paga mesatare prej 30 mijë denarë”, theksoi të mërkurën kryeministri Zaev pas mbledhjes së Këshillit ekonomiko-social.StrugaLajm

Sipas tij, duhet të ndiqen muajt në vazhdim, zhvillimet në ekonomi, pozitat tona si shtet, si dhe proceset integruese që do të sjellin parametra serioz ekonomik në kënaqësi të të gjithë qytetarëve.

Në ndërkohë, analizat e Institutit Fajnens Think tregojnë se rritja e pagës minimale nga 10.800 denarë në 12 mijë denarë dhe barazimi i saj në sektorët e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve ku paraprakisht me 9500 denarë ishte edhe më e ulët se mesatarja kombëtare prej 9590 denarë, si dhe rritja e saj në vitin e kaluar në 12.165 denarë, ka zvogëluar varfërinë relative për 0.6 për qind dhe ka përmirësuar jobarazinë në shpërndarjen e të ardhurave për 0.5 për qind. Prej atje rekomandojnë që rritja e pagës minimale duhet të vazhdojë vetëm në përputhje me produktivitetin e ekonomisë, për shkak se çdo rritje mbi nivelin e përcaktuar me produktivitetin mund të sjellë pasoja të padëshiruara ndaj punësimit dhe qëndrueshmërisë së firmave në veprimtari të caktuara ekonomike. Nga ky institut preferojnë modernizimin e prodhimtarisë në një pjesë të fabrikave me ndihmë shtetërore, në vend të subvencionimit të një pjese të pagës minimale.

“Mbështetja shtetërore në procesin e automatizimit në sektorin e tekstilit, të lëkurës dhe këpucëve do të mundësojë të rritet niveli i tyre teknologjik dhe rritje të potencialit për të rritur pagën minimale. Bile, përvojat e një pjese të fabrikave të huaja tregojnë se niveli i lartë teknologjik mundëson nivelin e pagave shumë më të lartë se mesatarja e pagës minimale me çka problemet me rritjen potenciale të pagës minimale zhduken si për firmën ashtu edhe për shtetin”, thonë nga Fajnens Think. Sipas rekomandimeve të tyre, përkrahja e procesit të zhvillimit teknologjik duhet të ndiqet edhe profilizimin e kuadrove që janë adekuat që të punojnë me makineritë dhe pajisjen në fabrika.

Në ndërkohë, ekspertët ekonomik thonë se subvencionimi i pagës minimale nuk guxon të jetë afatgjatë si model i funksionimit të ekonomisë për shkak se në këtë rast dekurajohen punëtorët dhe punëdhënësit. “Me zbatimin e masave të caktuara fiskale si lirim nga tatim, ulja e kontributeve dhe të ngjashme duhet të nxitet rritja e prodhimtarisë që duhet të përcillet edhe rritjen e produktivitetit të punëtorëve që së bashku me masa të tjera duhet të kontribuojë për rritjen e pagave në bazë të produktivitetit”, thotë profesori Tome Nenovski.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë,vlerësojnë se ekziston hapësirë për rritjen e pagës minimale në së paku 13.800 denarë, ndërsa sipas tyre, ekziston nevojë reale për rritjen e pagës minimale që sipas rekomandimeve evropiane dhe tendencave duhet të jetë në nivelin e 60 për qind të pagës mesatare në shtet. Ndryshe, Ligji për pagën minimale zbatohet nga një janari i vitit 2012, kur u përcaktua minimumi prej 8050 denarë. Shuma rritet për çdo vit dhe paraqet afër 40 për qind të rrogës bruto mesatare të realizuar në vitin paraprak. Në vitin 2015 ajo ishte 9600 denarë, ndërsa në vitin 2017 , kjo shumë u rrit në 10.800 denarë. Njëherësh ekzekutivi i ri rriti pagën minimale fillimisht në 12 mijë denarë, ndërsa deri në vitin 2020 ajo pritet të rritet në 16 mijë denarë. 

In : Aktuale

Loading...
loading...