Rruga me gropa i lidh fshatrat e anës së Dollogozhdës me Strugën

 

Banorët e disa fshatrave të Strugës të ish Komunës së Dollogozhdit si dhe lokalitete e tjera të Malësisë së Strugës ankohen se për të ardhur në qytet duhet të kalojnë një rrugë tërësisht të shkatërruar ku prej vitesh askush nuk kujtohet ta sanoj atë.Gropat në rrugë sidomos në rrugën që kalon nga fshati Morovishtë deri fshatin Drasllajcë thonë banorët e kësaj ane janë aq të shpeshta dhe të thella sa që është e pamundur shmangia prej tyre nga automjetet.Shoferët e këtyre fshatrave të cilët për cdo ditë duhet të kalojnë në këtë rrugë ankohen se po u shkatërrohen makinat ,ndërsa specifikojnë se si pasojë e kësaj rruge të shkatërruar kanë ndodhur edhe aksidente si dhe sherre ndërmjet shoferëve .A.R i cili për arsye të punës së tij për cdo ditë udhëton në këtë aks rrugor,pohon se kjo gjendje në këtë rrugë që lidh qytetin me më shumë se pesë mijë banorë të këtyre fshatrave është lënë në mëshirën e fatit sepse prej vitesh nuk është bërë një ndërhyrje renovuese,por gjithmon ndërhyrja ka qënë e pjesshme dhe e pamjaftueshme.Kjo rrugë është në ingerencë të Ndërmarrjes ”Makedonia Pat” por pavarsisht se kush duhet të kujdeset për të ndërhyrja aty është e domosdoshme të thonë banorët e kontaktuar nga Strugalajm.com.StrugaLajm

StrugaLajm

 

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...