”Sahat Kulla” e Strugës do ndërtohet me donacion nga ‘’TIKA’’ e Turqisë

Sot të zgjedhurit e popullit, përvec se miratuan Statutin e Komunës së Strugës, diskutuan dhe miratuan edhe një seri vendimesh të karakterit lokal.Edhe kjo mbledhje filloi me ankesën e përhershme tashmë të Këshilltarëve të ASH-së, për mos dërgimin e matrialeve .Këshilltari Emin Kupa pasi lexoi rregulloren potencoi se Këshilli i Strugës cakton seanca duke shkelur hapur rregulloren aktuale.Kjo shkelje sipas Kupës po bëhet në vazhdimësi dhe ka ardhur koha sipas tij që kjo praktikë të marr fund.Një nga pikat që hapi debat ishte edhe programi i pajisjeve urbane ku këshilltari i Lëvizjes Besa Edmond Vejseli potencoi se pushteti vendor duhet të ketë një kujdesë të vecantë në këtë drejtim, sepse është bërë praktik sipas tij uzurpimi I hapësirave publike duke mos patur asnjë kujdesë për qytetarët.Sipas Vejselit, komuna duhet të përcaktojë rregulla strikte si për pajisjet urbane ashtu dhe për aspektin estetik dhe praktik, në mënyrë që edhe në këtë drejtim Struga t’i ngjaj një qyteti.Gjithashtu, një nga pikat që u shtua për të cilët këshilltarët në shumicë dërrmuese i dhan dritën jeshile ishte propozimi për ndërtimin e Sahat Kullës I cili sipas kreut të Këshillit Resul Kaba do të ndërtohet me donacion nga Agjencioni qeveritar turk ‘’Tika’’ si dhe risitemimin e rrugës ‘’nga Gjykata Themelore deri te Tregu I Gjelbër rrugë e cila pas investimit do të jetë e gjitha në shërbim të klëmbësorëve.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...