Salihi nga KSHZ shpjegon dy opsionet për të shkuar drejt zgjedhjeve

Askush nuk e di se kur do të mbahen zgjedhjet. Madje as vetë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Edhe ata po presin vendimin që nesër pritet të sillet në takimin e liderëve në Presidencë. Por çfarë nëse krerët e partive nesër nuk merren vesh?

Anëtari i KSHZ-së Enver Salihi për TV21 sqaroi se në një rast të tillë do të duhet ta zbatojnë urdhëresën e parë të qeverisë, sipas së cilës pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i detyruar ta vazhdojë procesin zgjedhor aty ku ka ngelur, përkatësisht 21 ditë deri në ditën e votimit. Në rast se liderët arrijmë marrëveshje, Qeveria duhet që të sjellë urdhëresën e re.

“Sipas urdhëresës së fundit që është me fuqi ligjore e sjellë nga qeveria atëherë pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme ne si KSHZ jemi të detyruar ta vazhdojmë procesin zgjedhor aty ku ka ngelur përafërsisht diku 21 ditë. 1 ditë është për nënshkrimin Kodeksit për zgjedhje fer, dhe ditën e ardhshme që të fillojë kampanja. (ngjitje) Kurse nëse caktohet një datë e re atëherë është kërkesa që të kemi edhe shqyrtimin publik dhe të përpunojmë serish listën zgjedhore për të cilën neve na duhen përafërsisht 15 ditë dhe në total diku 35-36 janë të nevojshme; por gjithçka varet nga partitë politike se sido të merren vesh dhe ajo marrëveshje pastaj të transferohet në qeveri dhe qeveria të sjellë urdhëresë të re me të cilën do të precizojnë datën e zgjedhjeve”, tha Enver Salihi, anëtar i KSHZ./TV21Promoted ContentStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...