Samsung vs. iPhone: ,”Lufta”tani bëhet me reklama

Samsung sapo ka publikuar reklamën më të re, në të cilën ai tallet hapur me iPhone duke nxjerr në pah gjithë defektet e tij.

Në këtë reklamë 1-minutëshe shfaqet një djalosh i ri, i cili vazhdimisht rritet duke u ndjerë i pakënaqur me produktin e tij iPhone.

Në vitin 2007, djaloshi fillimisht shprehet i pakënaqur me iPhone për mungesën e hapësirës për t’i ruajtur fotografitë.

Në vitin 2013 djaloshi shihet duke u mahnitur nga karakteristikat interesante të një celulari (Samsung) ndërsa në vitin 2015 shihet duke pritur në radhë në shi për një produkt tjetër nga Apple.StrugaLajm

Samsung gjithashtu tallet edhe me iPhone ku në vitin 2016 nuk kishte qenë rezistent ndaj ujit.

Në fund, djaloshi, i irrituar nga fakti se duhet të blejë pajisje shtesë për kufjet e tij të celularit dhe nga gjëra tjera, vendos të heqë dorë nga iPhone për të blerë Samsung Galaxy Note 8.

In : Aktuale

Loading...
loading...