Seksi yt s’më hyn në xhep-Mira Kazhani

 

Nga Mira Kazhani

Mbrëmë, si “Opinion” i Blendi Fevziut dhe “Dritare” e Rudina Xhungës iu dedikuan panele shqiptarëve në raport me seksin. Sigurisht kjo nuk ishte një temë e nxjerrë nga hiçi por e shkaktuar nga disa raste vrasjesh me bazë seksin, siç ishte konkretisht vrasja e Zallbasatarit, ku vëllai gjeti motrën në kurorë në shtëpi me të dashurin (lidhje jashtëmartesore). Ky ishte rasti më i freskët por seksi mbetet një çështje nderi dhe dinjiteti për ne (deri diku është), sikundër seksi mbetet një tabu e tmerrshme, kërcënuese, intimiduese, kompleksuese dhe gjithmonë e më pak private.

Çfarë ndodhi mbrëmë? A u iluminuan shqiptarët nga emisionet e darkës? Nuk flas dot me përpikmëri në emër të shoqërisë, por druaj se jo. Sepse megjithë përpjekjen e Blendit apo Rudinës – që bëjnë aq mirë që hapin tema të tilla, sepse kur seksi vret e merr jetë ka më shumë peshë sesa statuset e politikanëve që bëjnë e ç’nuk bëjnë por nuk vriten; thjesht herë ndahen e herë pajtohen – fatkeqësisht seksi nuk është edukim dyorësh, aq më tepër virgjëria e Mustafa Nanos, që e ka thënë kushedi sa herë në shoë-t e tij.StrugaLajm

Nuk është seksi i personazheve publikë, kur e kanë bërë për herë të parë, për herë të fundit, pse ata kur tradhtojnë nuk vriten apo mbeten shokë, që e sistemon njëherë e mirë shoqërinë shqiptare. Shoqëria është në një presion të jashtëzakonshëm nga komshiu, nga i ngjashmi. Është në një presion të frikshëm nga rrjeti. Boll të jesh ndjekës i Sali Berishës apo i anonimëve apo politikanëve të lartë, që merren me qepje/shkepje dhe bëjnë krahasime diskriminuese. Para disa kohësh ndjeva neveri kur dikush më dërgoi një status të një deputeti të PD-së, që bënte një krahasim të aktualitetit politik me vajzat që qepeshin në diktaturë për të gjetur burrë. Më erdh aq turp sa as lajm/qëndrim nuk bëra. E ulët, e pistë, e zakonshme në Shqipëri dhe sot them që e kam gjykuar në dorëzim.StrugaLajm

Ne duhet të reagojmë për çdo idiot apo qelbësirë online, kushdo qoftë, që shkon e mbush me injorancën apo ligësinë e vet opinionin e përgjithshëm. Sepse sot çdokush ka ndikim në shoqëri. Duhet pranuar. Ndaj sot reagohet përditë. Gazetarët, shoqëria civile, edukatorët, mësuesit dhe kurrikulat e tekstet shkollore kanë thesarin e zgjidhjes. Blendi dhe Rudina brenda një nate nuk e gjejnë dot këpucën e Hirushes, aq më tepër kur padashur timoni shkon në kuriozitete dhe gallatë. Seksi është temë serioze dhe që kërkon çdo ditë ndërgjegje aktive për ta parë atë si diçka personale, intime, por edhe shoqërore.

Ne kemi frikë nga fjalët e pista dhe në fakt i kemi pak të rënda. Amerikanët thonë “fuck” në çdo tre fjali e s’të vritet veshi. Italianët “porca puttana” dhe ti vazhdon sikur s’ke dëgjuar asgjë. Ne tronditemi nga një fjalë por nuk tronditemi nga statuse fyese, diskriminuese, nga deklarata të neveritshme. Jo rastësisht shumë portale janë shndërruar në pornotale. Në fakt, porno duhet të rrijë aty ku e ka vendin dhe portali të bëjë punën e vet. As mbrëmë dhe as sot, as dje dhe as pardje seksi nuk është dot në lartësinë që ne shqiptarët kemi si p.sh. me bashkëjetesën fetare. Ndoshta sepse nuk jemi të sinqertë me të as kur flasim e as kur e bëjmë! Ata që më shumë flasin, dihet çfarë bëjnë! Për më tepër seksi është i mbivlerësuar.

Kam takuar vajza të reja që jetojnë kohën, siç quhen shpesh “millenials”, kanë shumë pak seks në jetë dhe shumë modë, fashion, shokë që vënë baste me qen, që vishen me Guçi e Fendi por që përtojnë të bëjnë dashuri. Ky po është hall por nuk i ka ardhur koha mesa duket dhe ende na tërheq ai rasti i Zallbastarit. Nga fshati në përgjithësi vijnë këto gjëma, sepse me pak logjikë kuptohet se edhe seksi, si çdo instinkt, pluskon në shtratin e dijes./Tiranapost.al

In : Aktuale

Loading...
loading...