Sela përgaditë Tateshin, Thaçi Oranën, kush do të jetë ministri i ri për shëndetësi?

Pas zbrazjes së karrigës së ministrit të shëndetësisë, pasi ministri i deritanishëm zgjodhi të udhëheq me Gostivarin, u hap dilema se kush do të jetë ministri i ri për shëndetësi, shkruan Fakte. Kjo pyetje u bë edhe më enigmatike pas zërave se kyçja e PDSH-së është punë e kryer, njëkohësisht kur partia e Ziadin Selës nuk pranon të identigmfikohet me pushtetin, por edhe të lëshojë ate.

Bekim Tateshi është emri më i përfolur si ministër i ri shëndetësie. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se përveç tij, emri tjetër në kombinim për postin e ministrit është edhe Fatmir Mexhit nga Gostivari.Bekim Tateshi për TV21 deklaroi se është njëri prej favoritët për të qenë ministër i shëndetësisë.

“Fjalën e fundit pritet që ta thotë kryetari i partisë Ziadin Sela dhe kjo do të jetë shumë shpejtë gjatë ditëve në vijim”, tha Bekim Tateshi, Aleanca për Shqiptarët.StrugaLajm

Nga ana tjetër, nga radhët e PDSH-së më i përfoluri për të udhëhequr me shëndetësinë është Idriz Orana, këshilltar i deritanishëm në qytetin e Shkupit dhe kandidat i Thaçit për Çairin.StrugaLajm

Si do që të jetë, dilemat pritet të sqarohen brenda kësaj jave, në takimet e liderëve të partive me kryeministrin e vendit Zoran Zaev, i cili pasnesër kthehet nga vizita në Austri./FAKTE.Net

In : Aktuale

Loading...
loading...