Selami: Ali Ahmeti është asht i fortë që ju ngelë në fyt!

Ilmi Selami

Tentuan me përçarje brendapërbrenda BDI-së, nuk ia arritën. Pastaj tentuan me lloj-lloj aferash të sajuara, nuk ia arritën. Pastaj tentuan me atentat ndaj Kryetarit të BDI-së, nuk ia arritën. Pastaj tentuan me gjoja dosje spiunësh, nuk ia arritën. Pastaj tentuan me të ashtuquajturat “bomba”, nuk ia arritën…

Duke mos ditur se me çka tjetër të tentojnë, ia kanë filluar sërish nga fillimi. Përçarjet brendapërbrenda po tentohen, por tani të shoqëruara me afera të sajuara për Kryetarin e BDI-së bashkë me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë…StrugaLajm

Po sillen në rreth. Film veç më që e kemi parë. E dimë çka pason. E di mileti ku është sikleti! Ali Ahmeti është asht i fortë që ju ngelë në fyt! Mbase disave në të kaluarën edhe ua ka zënë frymën dhe sot nuk janë këndej! Kujdes!

In : Aktuale

Loading...
loading...