Serbi e kërcënon shqiptarin në Austri se do t`ia heqë kokën me sëpatë

Gjatë javës së kaluar, në një komunikatë të policisë austriake të Salzburgut thuhet se më 19 dhjetor të këtij viti, në Hallein të Austrisë, është kërcënuar me vdekje një kosovar 34-vjeçar nga një shtetas 32-vjeçar serb. Kërëcnimi është bërë përmes telefonit e gjithashtu edhe përmes interfonit të shtëpisë. Serbi 32-vjeçar, i cili kosovarin e ka kërcënuar se do t`ia hjekë kokën me sëpatë, ka qenë i shoqëruar me vëllezërit e tij të moshës 22-, dhe 24-vjeçare, për ta bërë kërcënimin edhe më të theksuar, shkruajnë mediat austriake, përcjellë Shtegu.com.

Policia austriake menjëherë ka intervenuar dhe tek serbët janë gjetur një sëpatë, si dhe një shufër hekuri e gjatë përafërsisht 60 cm, të cilat u janë konfiskuar. Ende mbetet e paqartë dhe është duke u hetuar përse është kërcënuar shqiptari. Pas hetiemeve fillestare, serbi është dërguar në burgun Puch-Urstein. Të dy vëllezërit e tij janë lënë të lirë, por ndaj tyre është ngritur padi penale.StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...