![screenshot_1-1](https://tetova1.com/wp-content/uploads/2022/01/screenshot_1-1-696x637.png)
Numër i madh i bashkatdhetarëve, të cilit ishin për festat e fundvitit në Kosovë, janë detyruar të presin me orë të tëra në pikën kufitare Serbi-Hungari.
Madje, disa kanë thënë se kanë pritur deri në 20 orë, në të ftohtë dhe kjo gjendje po vazhdon, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që bashkatdhetarët presin me orë të tëra në pikën kufitare Serbi-Hungari.
Ndërkohë, në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë Merdar, ku për të dalë nga kjo pikë kufitare pritjet janë deri në 3 orë. Situatë pothuajse e njëjtë paraqitet edhe në pikën kufitare Jarinje, ku pritjet për të dalë janë 20-30 minuta dhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet janë 35-45 minuta.
Kolona e automjeteve në Merdar është 1500 metra.