Sërish tërmet në Kroaci, tërmeti 6.4 shkallë dridh Zagrebin

Qendra Sizmiologjike Euromediterane ka raportuar se fuqia e tij ishte 6.4 shkallë të Rihterit. Sipas raportimeve dridhjet kanë zgjatur 20 sekonda.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Euromediterane, epiqendra ishte 46 kilometra në juglindje të Zagrebit. Tërmeti u ndje edhe në Serbi.

Kjo qendër deklaron se ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Kroacinë këtë vit dhe se tërmete të kësaj fuqie mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme pranë epiqendrës.StrugaLajm

Raportohet për lëndime, si dhe dëme të konsiderueshme të ndërtesave në afërsi të kryeqytetit. Mediat raportuan për të lënduar mirëpo nuk dhanë ndonjë numër të caktuar.

BBC raporton se një vajzë 12 vjeçare ka humbur jetën në qytetin Petrinje. Kështu ka bërë të ditur kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.StrugaLajm

Një ditë më herët një tërmet i moderuar dridhi pjesën qendrore të Kroacisë dhe kryeqytetin e saj, Zagreb, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa.

Tërmeti u pasua nga një dridhje tjetër, me fuqi prej 4.9 shkallësh. Në muajin mars, një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit shkaktoi dëme të konsiderueshme në Zagreb. Një person vdiq dhe së paku 27 u plagosën.

In : Aktuale

Loading...
loading...