Shaqiri me apel deri te mësimdhënsit :Nxënësit të kthehen në bankat shkollore

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri deklaroi se kërkesat e SASHK-ut janë legjitjime dhe do të ketërritje të pagave por ajo që është me rëndësi thot se procesi arsimor duhet të fillojë dhe nxënësit të kthehen në bankat shkollore.

Kërkesa e SASHK-ut është legjitime dhe do të ketë rritje të pagave. Dialogu social me SASHK-un do të vazhdojë. Por prioritet për mua si ministër janë nxënësit dhe rikthimi i tyre në shkollë, që të mos kenë më boshllëqe . Interesi më i mirë është që nxënësit të kthehen në klasa, tha ministri Shaqiri.StrugaLajm

Shaqiri gjithashtu deklaroi se sot do të dërgoj një letër deri te SASHK nga të cilët do të kërkoj që nxënësit ti kthehen mësimit.AdvertisementsStrugaLajm

I bëj apel SASHK-ut që t’u mundësohet nxënësve ta përfundojnë vitin shkollor në kohë. Është detyrimi ynë ligjor, moral dhe etik. Mësimdhënësit janë hallka më e rëndësishme e procesit arsimor, por edhe nxënësit janë një bosht i rëndësishëm i çdo politike arsimore dhe për këtë arsye nuk duhet të humbasin më shumë se mësimdhënia, tha Shaqiri i cili në fund apeloi sindikatat që janë në grevë të përgjithshme që të lejojnë nxënësit të kthehen në bankat e shkollës.

In : Aktuale

Loading...
loading...