Shenjtëria e nënës shqiptare meriton trajtim institucional

Shkruan: Skender ASANI

Brutaliteti me të cilin u ushtrua  dhunë ndaj një të moshuare në Shtëpinë për të moshuar “Orenda” në Pejë, ku ajo ishte dërguar për përkujdesje, alarmoi shoqërinë. Sikur të mos ishte bërë publik ky rast, si do të vazhdonte të ishte fati i qindra të moshuarve të tjerë
nëpër qendrat e tilla të përkujdesjes.

Infermierja e cila shihet duke goditur në mënyrë të pamëshirshme të moshuarën që ishte shtrirë në këtë qendër, ndërkohë që tri infermiere të tjera e përkrahnin duke qeshur, u bë lajm jo vetëm në mediat tona, por edhe në ato ndërkombëtare.

Ky rast zbulon dimensionin çnjerëzor të individit që ka harruar dashurinë dhe ngrohtësinë e nënës, por zbulon edhe sa e fjetur është ndërgjegja njerëzore, e cila zgjohet vetëm atëherë kur ndodhin skandale të tilla. Në fakt, kujdesi ndaj të moshuarve, sidomos ndaj prindërve, duhet të jetë alfa dhe omega e brengës sonë, por jo duke iu qasur këtij problem parcialisht.StrugaLajm

Nëna shqiptare në kodin moral të shqiptarit brez pas brezi ka bart një kuptim të shenjtë. Shenjtëria e nënës shqiptare kufizohet me sakrificën e saj sublime për fëmijët dhe familjen.
Në trashëgiminë gjenetike e kulturore të popullit tonë, nëna shqiptare ka ruajtur tiparet e një nëne krenare, me virtyte spartane, e cila edhe atëherë kur djemtë i ka nisur në luftë dhe kur kanë rënë në   fushë të betejës, kokën e ka mbajtur lart dhe lotin e ka shëndërruar në kroje të freskëta ku gjithë drumtarët e lodhur e kanë shuar etjen.StrugaLajm

Portretin kolektiv të nënës shqiptare sot mund ta hasni në një bregore të fshtatit Zajaz, një monument ky artstik që përjetëson dhe lartëson figurën e nënës shqiptare në rangun e heroinave të heshtura që kombit i dhanë gjithçka të shtrenjtë që patën. Ato i dhanë djemtë e tyre për lirinë që gëzojmë ne sot. Të gjithë ata që kalojnë pranë këtij monumenti gjikant, ndjejnë freski në shpirt, sepse ua kujton fëmijërinë e mbushur me përkëdhelinë e ngrohtë të nënës,  e cila edhe kur e ka pasur vështirë, në fytyrë e ka ruajtur buzëqeshjen për
fëmijën e saj.

Në kuadër të projekteve që pritet të realizohen shumë shpejt, ITSHKSH ka paraparë që të hapë gjashtë qendra rajonale të trashëgimisë kulturore. Njëra prej tyre do të hapet edhe në Kërçovë dhe do të mbaj emrin simbolik “Nëna Shqiptare”. Me këtë duam t’i japim një trajtim institucional disa vlerave të trashëguara të popullit tonë, në mesin e të cilave është edhe ruajtja e kujtimit dhe kujdesit ndaj sakrificës sublime të nënës shqiptare nëpër shekuj.

Rasti i Pejës duhet të na zgjojë nga letargjia e reagimeve individuale, sepse gjërat e shenjta nuk guxojnë të trajtohen individualisht. Shenjtëria e nënës shqiptare meriton trajtim institucional, një punë që po e bëjmë edhe ne si Institut.

In : Aktuale

Loading...
loading...