Sherri nisi duke pirë, një person i vrarë në Tiranë (Emri)

Një person ka humbur jetën në Tiranë, pasi është goditur me thikë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz” në kryeqytet. Sipas uniformave blu, Olger Dhimitri 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin Ilir Kapo, 60 vjeç. Ky i fundit, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Sherri mes tyre ka nisur pas kanë qenë duke pirë në një lokal.

Autori është arrestuar.StrugaLajm

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.StrugaLajm

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Loading...
loading...