Shifra shqetësuese në Dibër, bie numri i lindjeve, e këtë e tregon ulja e aplikimeve për shtesa

Përfaqësuesit e Qendrës ndërkomunale për punë sociale, na informuan se në disa kategori ka ulje të numrit të shfrytëzuesve, shkruan gazeta KOHA. Drejtori i Qendrës në fjalë, Kreshnik Paçuku, na informoi se sivjet ka një ulje të aplikuesve të shtesave fëmijërore. Sipas tij, nga 89 kërkesa, kjo e drejtë u takon vetëm 67. Nëse bëjmë një krahasim me një vit më parë, kur numri i shfrytëzuesve të shtesave fëmijërore ishte 115, atëherë është e qartë se ulja është drastike. Po ashtu edhe të dhënat e vitit 2015 tregojnë se ky numër ka qenë 138 shfrytëzues, që do të thotë se ulja ka një vazhdimësi. Drejtori Paçuku shton se dukshëm vërehet një ulje e numrit të kësaj kategorie të shtesave dhe ai këtë e komenton si pasojë e kritereve si dhe rezultat i rritjes së rrogës mesatare.

Në Qendrën për punë sociale, e cila me aktivitetet e saj i mbulon komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, thonë se vazhdon të rritet numri i nënave që lindin fëmijën e tretë. Këtu vlerësojnë se në rritjen e numrit të lindjeve të fëmijës të tretë, ndikojnë shtesat për këtë kategori që i jep Qeveria nëpërmjet Ministrisë për Punë dhe Politik Sociale. Shtesa fëmijërore për fëmijën e tretë paguhet çdo muaj, prej vitit 2009 dhe arrin vlerën prej 8.048 denarë. Nga Qendra ndërkomunale për punë sociale në Dibër informojnë se vitet e fundit numri i shtesave fëmijërore për fëmijën e tretë është rritur dukshëm. Po sipas drejtorit të këtij institucioni në Dibër, vitin e kaluar ka pasur gjithsej 577 shtesa për fëmijën e tret. Mesatarja e lindjeve të fëmijës të tretë në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë është 70-90 shfrytëzues brenda vitit. Vetëm gjatë tre mujorit të parë të këtij viti janë regjistruar për fëmijën e tretë 13 kërkesa, thotë për KOHA, drejtori Paçuku. Aktualisht fëmijën e katërt ndahen 24 shtesa, të cilët gëzojnë të drejtën e ndihmës për 15 vjet, sipas Ligjit të miratuar më 1 janar, 2009. Ndërsa në prill të vitit 2010, ky ligj u shfuqizua dhe nuk mund të regjistrohen familjet për të fituar të drejtën e ndihmës”, thotë drejtori i këtij institucioniStrugaLajm

Paçuku shton se nënat nga viset rurale janë më të interesuara për fëmijën e tretë, pasi sipas tyre është një ndihmesë për familjet e tyre, nga që shumica e këtyre që përfitojnë këtë të drejt për fëmijën e tretë i takojnë familjeve sociale. Në këtë Qendër thonë se çiftet e reja për fëmijën e parë gjatë periudhës janar-mars, ndihmën në të holla prej 5000 denarë e kanë shfrytëzuar 13 prindër. Në këtë institucion social na informuan se shtesa fëmijërore të kushtëzuara shfrytëzojnë 82 fëmijë me handikap.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...