Shkollat nuk do të hapen sivjet në Maqedoni

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi theksoi përmes një paralajmërimi në facebook se sivjet nuk do të hapen shkollat në Maqedoni.

Ai këtë njoftim e bëri pas mbledhjes së Qeverisë, përcjell INA.

“Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një sërë masash në arsim me të cilat sigurojmë funksionimin pa pengesë të sistemit edukativo-arsimor.”, theksoi Ademi duke njoftuar si më poshtë për masat.StrugaLajm

Anulohet matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtarë për këtë vit shkollor!

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kthehen në bankat shkollore deri në fund të vitit shkollor!StrugaLajm

Viti shkollor aktual deri në përfundim do të vazhdojë të realizohet nga distanca, respektivisht nga shtëpia!

Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollorë 2020/2021 do të realizohet në Qershor!

Rregullohen regjistrimet në institucionet e arsimit të lartë.

Për më shumë detaje lidhur me masat në arsim na ndiqni në konferencën për shtyp që do të mbahet në orën 16:00! 

In : Aktuale

Loading...
loading...