Shkon në Gjermani ,përfundon në burg maqedonasja

Pas arrestimit nga ana e Policsë federale gjermane, mbrëmjen e së martës, një grua 27-vjeçare maqedonase me siguri se nuk do të ketë festa të këndshme të fundvitit dhe fillim të mbarë në vitin 2018.

Maqedonasja kishte ardhur me një avion nga Maqedonia, duke kaluar nëpër kontrollin kufitar në Aeroportin Hahn të Frankfurtit.

Gjatë kontrollimit të identitetit, policia ka konstatuar se ndaj saj ka qenë në fuqi një urdhërarrest nga Prokuroria e Aurich, për shkak të disa plaçkitjeve të ndryshme, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë „Shtegu.com“.StrugaLajm

Pasi e pandehura nuk ka mundur ta paguajë shumën e kërkuar si gjobë, në një vlerë prej 900 eurosh, festat e fundvitit ajo do t`i kalojë në burgun në Rohrbach.StrugaLajm

Atje do t`i vuajë 60 ditë burg nga urdhërarresti. (Shtegu.com)

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...