Shkon në motel me një grua, 72-vjeçarri ndërron jetë në dhomë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjilan të Kosovës.

Mediat kosovare shkruajnë se një 72-vjeçar, kishte shkuar në një motel me një femër, por ai ka ndërruar jetë ndërsa femra është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia është vënë në ndjekje të femrës ende të paidentifikuar.StrugaLajm

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një 72-vjeçar në një motel. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit.

In : Aktuale

Loading...
loading...