Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjilan të Kosovës.
Mediat kosovare shkruajnë se një 72-vjeçar, kishte shkuar në një motel me një femër, por ai ka ndërruar jetë ndërsa femra është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia është vënë në ndjekje të femrës ende të paidentifikuar.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një 72-vjeçar në një motel. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit.