Shkupjanja përdhunohet në Tetovë

M.I nga Shkupi me vendqëndrim në Tetovë, ka denoncuar përdhunim të hënë në mëngjes që ka ndodhur në një objekt hotelerik në rrugën e Ilindenit, ndërsa i dyshuar është B.F 31 vjeçar nga Tetova. Sipas policisë, duke u referuar në denoncimit e shkupjanes, ajo ka hyrë në shitore dhe ka kërkuar një shkrepsë, ai menjëherë e ka mbyllur derën dhe duke e kërcënuar me thikë e ka goditur në kokë, e ka shtrirë në dyshimeve dhe fizikisht e ka maltretuar. Më pas ai edhe e ka përdhunuar, njofton policia e Tetovës. I dyshuari B.F ka tentuar që t`i merr çantën, ku ka pasur një sasi të konsiderueshme të parave dhe sende tjera, ndërsa më pas e ka hapur derën kurse  ajo është larguar menjëherë me taksi veturë dhe është drejtuar për në Policinë e Tetovës. Personi në fjalë menjëherë është arrestuar, është mbajtur në Policinë e Tetovës dhe në koordinim me prokurorin publik, i është përcaktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...