Në parlament do diskutohet për deponinë e Strugës

Në mesditë sot pritet të vazhdojë seanca e gjashtë e Kuvendit ku është planifikuar të debatohet për vendimin për dhënien e pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit.

Pika e radhës në rend të ditës të seancës së gjashtë është shkarkimi i kryeprokurorit, Marko Zvërlevski. Në seancën e gjashtë duhet të debatohet edhe për propozim-ndryshimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune të dorëzuara nga Nola Ismajloska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe për raportet vjetore për punën e më shumë institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë edhe për gjendjen me deponinë e egër në Strugë, propozim i dorëzuar prej një grupi deputetësh të VMRO-DPMNE-së.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...