Shqipëria po rritet!

Kryeministri Edi Rama, ka vendosur të përshëndesë në Facebook me një shkrim të gazetës La Republika për Shqipërinë. Efektet pozitive nga eksperiencat e emigrantëve që kthehen në Shqipëri, turizmi, traditat por dhe këmbëngulja për integrimin në BE, janë pikat që gazeta italiane nënvizon, teksa shtohet se Shqipëria po zhvillohet me hov të madh. Gazeta La Republika i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë dhe zhvillimeve të vendit tonë. Artikulli ka gjetur dhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili në një postim në Facebook, e konsideron tërheqës madje. Duke përshkruar kryeqytetin, La Republika në artikull shkruan se “kur perëndon dielli, shkallët prej mermeri të Universitetit Shtetëror me pamjen hijerëndë të arkitekturës fashiste, transformohen në skenë për akrobacitë çiklistike të adoleshentëve”. Ndërsa Tirana shihet si një vajzë 20-vjeçare, e cila për të imituar motrat e saj më të mëdha, kryeqytetet evropiane, ekzagjeron me tualetin vetëm e vetëm që të bjerë në sy. Sa i përket integrimit në BE, gazeta shkruan se shqiptarët kanë përshpejtuar hapat për të përfunduar të gjitha detyrat e shtëpisë që u ka ngarkuar atyre Komisioni Evropian si i vetmi kusht për të kaluar provimin e hyrjes në BE. Kjo dhe duke angazhuar arkitektin, Stefano Boerit, për planin urbanistik të kryeqytetit, ndërsa reformë në drejtësi nënvizohet se ka si objektiv që të çojë në burg gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar. Sa i përket ekonomisë nënvizohet se ka marrë hov jo vetëm falë një bumi investitorësh të huaj të cilët zgjedhin Shqipërinë sepse këtu paguajnë vetëm 15% taksa dhe 400 euro paga për punëtorët, por edhe falë një turizmi në shpërthim e sipër që ka tërhequr vëmendjen e aktorëve të mëdhenj italianë të fushës siç është Alpitour që nga ky vit ka nisur dy ture kulturore në Shqipëri. Madje duke nënvizuar bukurinë e Dhërmiut dhe Ksamilit, gazeta shkruan se Shqipëria dhe histori misterioze për të treguar ku në veri, midis fshatrave të humbur të Malit të Mallkuar, mund të ndodhë që të takosh një “Burrneshë”, një vajzë ose grua me gjoksin e fashuar, me pamje të pakuruar dhe flokë të shkurtra, e me një pushkë në sup. Por dhe emigracioni në vite ka efektet pozitive. Gazeta veçon se emigrantët e kthyer tashmë kanë nisur të investojnë në Shqipëri. Por sfidat mbeten para, turizmi dhe rritja ekonomike janë në qendër të vëmendjes. Ndërsa e shkuara komuniste, është një histori që duhet rrëfyer.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...