Shoqëri që lartëson ” zotësinë ” e dallaverexhiut

Ne e bullizojmë atê që lexon, atë që mëson e studion dhe e lartësojmë ” zotësinë ” e dallaverexhiut. Ne i themi ” budalla” të fismit dhe të edukuarit, ndërkohë që ngremë në qiell ” të zotin për nga shumica e poshtërsive”. Ne shajmë dhe më pas servilohemi, ne” recitojmë” progres, por kemi harruar kur kemi lexuar një libër

Shkruan: Bardhyl Zaimi

Gjatë kohë gjithë energjitë po shterren nè debate gati boshe politike. Përditshmēria politike mbetet uniforme dhe e ngujuar në teket e veta. Edhe pse në esencë ka misione tjera në të shumtën e rasteve ajo skematizohet në aktualitetin e pastër. Duke u marr me politikën kështu siç është ne ngujohemi në agjendat partiake pa një fushëpamje mbi të ardhmen tonë.StrugaLajm

Politika, ideologjitë funksionojnë me algoritmin fatal ne dhe ata. Kjo është ndarja më brutale që mund t’ia bëjmë qenies njerëzore. Kazamatet prodhojnë agresivitete dhe mendim të thjeshtëzuar. Ato rekrutojnë sentimente mobilizimesh dhe përjashtojnë dhe stigmatizojnë mendimin e lirë dhe kreativ. Kazamatet shenjtërojnë njëshin dhe përjashtojnë sensin e angazhimeve të përbashkëta.
Kazamatet injorojnë dhe përçmojnë dijen në emër të pastërtisë idrologjike. Kazamatet prodhojnë ” disidencë” ideologjike dhe e shesin për ” disofencë të njëmendê.
Ne merremi gjithnjë me politikën sepse nuk dëshirojmë të merremi me defektet tona të panumërta si shoqëri. Si shoqëri jetojmë në gjendje skajshmërisht joproduktive, në alarmin e urgjencave boshe ideologjike dhe në indiferencën e plotë që barazohet në injorancë.

Ne kemi humbur orientimin dhe po kridhemi në njê lloj pajtueshmërie neveritëse me llumin, me injorancën që ka zënë bashin e vendit. Përtej boshësisë politike ne kemi një sistem arsimor të rrënuar përbrenda që prodhon dhe e ripërsërit pozën, padijen dhe mendjemadhësinë boshe.StrugaLajm

Ne e bullizojmë atê që lexon, atë që mëson e studion dhe e lartësojmë ” zotësinë ” e dallaverexhiut. Ne i themi ” budalla” të fismit dhe të edukuarit, ndërkohë që ngremë në qiell ” të zotin për nga shumica e poshtërsive”. Ne shajmë dhe më pas servilohemi, ne” recitojmë” progres, por kemi harruar kur kemi lexuar një libër.

Një shoqëri që bullizon dijen mbetet në humnerat vetëlavdërimit bosh, mbetet në dimrnsionet e kazamateve të injorancës ideoligjike dhe mesatareve që përcaktohet nga ata që i kanë “më të mëdha diplomat se dijen”.
Na mungon meraku për studim, sepse ne i dimë të gjitha. Secili është një ekspertë i kotësisë në kënetën e padijes. Një shoqëri që nuk e thellon ekzistencën e vetë në paradigmat e dijes së mirëfilltë mbetet e dënuar ta jetojë kaosin e vlerave dhe rrënimit të pafundêm.


Loading...
loading...