Si nëpër filma/ Hajduti arratiset nga dritarja e Gjykatës

Më datë 08.04.2022 në ora 11.00, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë nga SPB-Veles kanë arrestuar A.R (20) nga Velesi, nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale “vjedhje e rëndë” nëpër shtëpi.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe sot në ora 08.00 është dërguar në Gjykatën Themelore në Veles për t’u paraqitur para gjykatësit në procedurë paraprake. Pas dorëzimit të tij te gjyqtari, efektivët e policisë qëndruan në korridorin përballë sallës së gjyqit. Ai e shtyu daktilografistin në sallën e gjyqit dhe u arratis nga dritarja e hapur.

Pas masave të marra, në orën 11.00 A.R. është gjetur dhe ndaluar në SPB -Veles. Gjatë masave të marra, në dy raste punonjësit e policisë kanë qëlluar me plumba paralajmërues në ajër.StrugaLajm

A.R. është dërguar në IEVP-Burgun Shkup për vuajtje të masës së paraburgimit, të cilin e ka caktuar gjyqtari i procedurës paraprake.

In : Aktuale

Loading...
loading...